(VIDEO) Aliu në “Intervistë në Shenja”: Në këto zgjedhje ndodhi mrekullia!

(VIDEO) Aliu në “Intervistë në Shenja”: Në këto zgjedhje ndodhi mrekullia!

Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, Azir Aliu, nga koalicioni VLEN, ka folur në lidhje me zgjedhjet e mbajtura disa javë më parë, duke thënë që gjatë zgjedhjeve ka ndodhur mrekulli. Aziri tha se eksponent e BDI-së dhe Frontit Evropian kanë pritur që në rrethinë e dytë të ketë një diferencë shumë të madhe, sikurse ajo mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.

Gjatë intervistës, Azir Aliu theksoi se tre elemente kyçe që çdo qytetarë e shpreh që duhen të ndryshohen, e nëse këto nuk ndodhin realisht atëherë do të largohen nga vendi.

AZIR ALIU NGA KOALICIONI VLEN

Në Maqedoni problemi është korrupsioni dhe atë e ndjenë çdo qytetarë. Kur ju dilni dhe thoni unë do ta luftojë korrupsionin dhe kur tjetri del dhe thotë unë do ta luftojmë korrupsionin ti natyrshëm sheh diçka të përbashkët për ta luftuar korrupsionin. Momenti i dytë është që realisht struktura politike, dhe demografia është e tillë, që partitë shqiptare pavarësisht këtyre retorikave parazgjedhore që i bënin në BDI është e pamundur të krijosh 61 si numër për të bërë qeveri. Këto janë ato qasje që ne thjeshtë nuk kemi bërë politik por kemi shkuar me një qasje shumë të sinqertë që këto janë problemet e qytetarëve: antikorrupsion, politik për BE dhe për zhvillim ekonomik”

Ndërkaq ai tha se situata reale është që cdo parti është për integrimin në Bashkimin Evropian. Një nga kushtet e BE-së janë ndryshimet kushtetuese e për këtë, Aliu tha se Maqedonia e Veriut, detyrimisht duhet të hapëron në ndryshimin kushtetues që më pas të vazhdon në plotësimin e kushteve të tjera për antëtarësim në BE. /SHENJA/

MARKETING