(VIDEO) Aliu: Administrata është e çorientuar, po punojmë në riorganizimin e saj

(VIDEO) Aliu: Administrata është e çorientuar, po punojmë në riorganizimin e saj

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Azir Aliu në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se administrata është e çorientuar në aspekt të organizimit të brendshëm. Ai potencoi se ka institucione që i bëjnë rezistencë procesit të digjitalizimit. Aliu sqaroi se me Ligjin e ri do të bëhet optimizimi dhe riorganizimi I administratës

AZIR ALIU, MINISTËR I SHOQËRISË INFORMATIKE DHE ADMINISTRATËS

“Ju keni institucione që s’kanë person në aspekt të kapaciteteve njerëzore janë të pakta, ndërsa keni të tjera që kanë shumë. Pra me optimizmin, ky është edhe një prej Ligjeve në të cilin punojmë, dhe që është në përputhje me kërkesat e BE-së, që të bëhet optimizmi dhe riorganizimi i administratës shtetërore. Me optimizim nënkuptojmë që secili njeri të ketë një përshkrim të punës, cilat janë përgjegjësitë dhe punët që duhet të kryejnë dhe e dyta është optimizmi i numrit të institucioneve. Ju sot keni dy institucione që e bëjnë punën e njejtë”

Sa i përket përqindjes së të punësuarve shqiptar në administratën dhe faktit që në disa institucione është shumë e ulët, Aliu  tha se kjo është për shkak të dy arsyeve, njëra është sepse nuk funksionon sistemi i meritokracisë, dhe e dyta është fakti se ende vazhdon të funksionojë mendësia e vjetër se një shqiptar është më pak i aftë se sa një maqedonas. Ai tha se duhet krijuar modele për meritokraci që këto gjëra të shmangen.

AZIR ALIU,  MINISTËR I SHOQËRISË INFORMATIVE DHE ADMINISTRATËS

“Duke krijuar indikator matës në një nivel të punës, jemi duke punuar që të krijohet model, një indikator matës i cili është në nivel të përshkrimit të punës së një individi. Ju kur keni një model shumë thjeshtë është, nëse unë jam me pikë mirë, juve si drejtor, nuk keni se çfarë të më bëni ngase do të kem dëshmi, material, që edhe unë të jem i njejtë me kolegun që  e kam pranë meje. Duke mos patur një model të tillë, mundësitë për manipulim janë jashtëzakonisht të mëdha”.

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Azir Aliu theksoi se procesi i digjitalizimit është i rëndësishëm ngase të jep mundësi të kryesh shërbim në kohën reale. Ai potencoi se ata po punojnë intensivisht që deri në fund të vitit ti digjitalizojmë 150 shërbime.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING