(VIDEO) Ali Ahmeti: Mos i dilni para uraganit se u shkatërron!

(VIDEO) Ali Ahmeti: Mos i dilni para uraganit se u shkatërron!

Bashkimi Demokratik për Integrim  me në krye me Ali Ahmetin, gjatë ditës së djeshme ka mbajtur tubim në Çair, me moton “Bashkë për në Europë”.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se është  shumë krenar me ekipin që ka BDI në qeveri, dhe kjo krenari Ahmeti tha se i shtohet  edhe  më shumë kur merr komplimente nga përfaqësuesit ndërkombëtar se sa imazh të mirë kanë. Ahmeti nga Çairi tha se atë çfarë e thotë edhe e bënë edhe nëse dikujt I mbetet hatri, ai tha se kthim mbrapa nuk ka. Ahmeti tha se ata janë uragan që të gllabëron nëse i del përpara.

ALI AHMETI, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“A ka kush që na ndalë në këtë rrugë, kot e kanë të gjithë ata që bëjnë propaganda, kot e kanë, sepse Artan, ne nuk jemi tren ne jemi uragan, sepse uragani nuk ndalet, uragani po të vuri përpara, si ngritesh dot dhe të mbulonë njëher e përgjithmonë, prandaj të gjithë atyreve që përpiqen të ndalojnë, të pengojnë vizionin dhe misonin e BDI-së, le të ndëgjojnë një porosi shumë të sinqertë, mos I dilni para uraganit se ju shkelë”.

Tuibimi i ngjante edhe një koncerti, pasi disa artistë shqiptarë performuan në skenë.

Përderisa rep-këngëtari i njohur Noizy, përfundoi këngën e tij, ai ftoi në skenë zv.kryeministrin e pare Artan Grubi, ku nga atje,  Grubi bëri thirrje për pajtim.

ARTAN GRUBI, ZV KRYEMINISTËR I PARË

“Sot kemi nevojë për bashkim, kemi nevojë për pajtim, kemi nevojë për unifikim, e jo për përçarje dhe për ndarje, dora ime mbetet e shtruar, sepse unë dhe të gjithë ne, nuk kemi hasmëri dhe hatërmbetje, ne kemi për detyrë që të zbatojmë misionin e Ali Ahmetit, ne kemi nevojë të pajtohemi edhe kur diçka nuk na pëlqen, po dëshmohet se është e duhura në kohën e duhur”.

Porosi të njejtë dha edhe kreu i integristëve, ai ju bëri thirrje t’i lënë anash inatet e dokrrat, por të bashkohen e ta bëjnë këtë vend Europë, sepse  sipas Ahmetit, anëtarësimi i vendit tonë në BE është shërbimi më i madh që mund t’u bëjnë familjeve shqiptare duke ndalur emigracionin.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif