(VIDEO) Ali Ahmeti: Evropa mbetet synim edhe në vitin 2024

(VIDEO) Ali Ahmeti: Evropa mbetet synim edhe në vitin 2024

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka uruar qytetarët për festën e vitit të ri. Ai thotë se në çastet e fundit të vitit që po lëmë pas, le të përkujtojmë së bashku sukseset, sfidat e vështirësitë me të cilat u përballëm dhe le të nisim me këmbë të mbarë një vit të ri, me ambicie të reja përparimtare.

ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË
“Këtë vit do ta kujtojmë me fillimin e realizimit të projektit më të madh infrastrukturor që nga pavarësia e vendit, Korridorit 8, kryesimin e OSBE-së, rimëkëmbjen ekonomike me uljen e papunësisë, pensione dhe paga më të larta minimale dhe mesatare, me rrugë e shkolla të reja të ndërtuara. Europa mbetet destinacioni drejt të cilit vazhdojmë vendosshmërisht hapin tonë në vitin 2024”.

Kryetari i Alencës për Shqiptarët Arben Taravari në urimin e tij thotë se beson që në këtë vit na presin ditë më të mira.

ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ASH-SË

“Uroj gëzuar Vitin e Ri 2024! Qoftë çdo ditë e këtij viti e mbushur me gëzim dhe besim! Nëse besojmë, të gjithëve na presin ditë më të mira!  Me respekt e përkushtim”.

Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti në urimin e tij thotë se vitin që lëmë pas nuk u realizua asnjë premtim për mirëqenie shëndetësore, sociale e ekonomike.

IZET MEXHITI, KRYETAR I LËVIZJES DEMOKRATIKE

 “Viti që vjen do të jetë vit i zgjedhjeve të reja parlamentare, do të jetë viti i ndryshimit. Por, një ndryshim i vërtetë kërkon përpjekje të përbashkëta, kërkon pjesëmarrje aktive të të gjithëve jo vetëm për të sjellë ndryshimin, por edhe për ta ngjallur shpresën. Lëvizja Demokratike gjithnjë e më shumë po fuqizohet”.

Krerët e partive politike uruan qytetarët duke shpresuar për një vit të mbarë dhe të suksesshëm.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

MARKETING