(VIDEO) Aleanca propozon drejtorët, Syrija Rashiti në MEPSO, Arsim Hasani të Fondi Pensional
Aleanca për Shqiptarët ka bërë publike disa nga emra e drejtorive, që i takojnë kësaj partie, pas marrëveshjes për hyrje në Qeveri.
Syrija Rashidi, do të braktis postin e deputetit dhe do të emërohet drejtor në MEPSO, aty ku deri tani ishte Orhan Murtezani nga Alternativa. Sipas renditjes, tani, vendin e tij në Kuvend do ta zë, Remzi Memedi.
Bujare Abazi do të drejtoj postën, ndërsa Vullnet Selimi do të jetë drejtor i Shtëpisë së Shëndetit Shkup.
Drejtor i Fondit Pensional do të jetë Arsim Hasani, ndërsa në Agjencinë për Rini dhe Sport, në postin e zv/drejtorit është caktuar Isak Lazami.
Në Qendrën për Punë Sociale në Shkup drejtor është emëruar Izair Memeti, ndërsa Drejtoria për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar, do të menaxhohet nga Driton Nebiu.
Në Inspektoratin e Arsimit, drejtor është caktuar Halit Ferati, ndërsa në Onkologji, Halid Matoshi do të jetë drejtor ekonomik.
Në Neurologji është caktuar Visar Miftari, ndërsa drejtor i Spitalit të Tetovës do të jetë Pëllumb Vela. Në Spitalin e Kozles, drejtor Ekonomik do të jetë Tahir Tahiri.
Biblioteka e Tetovës do të drejtohet nga Nurije Bajrami, ndërsa në Vardar Film, drejtor është caktuar Bujar Bajrami.
Në Pyjet e Maqedonisë zv/drejtor është caktuar të jetë Safet Miftari, ndërsa në Ushqim dhe Veterianari- Denis Aliti do të ushtrojë detyrën e zv/drejtorit.
Aleancës për Shqiptarët i takojnë edhe disa drejtori të tjerë, megjithatë ende nuk janë caktuar se kush do të drejtoj ato drejtori.
Enis Murtezi /SHENJA/