(VIDEO) Aleanca në Qeveri, Kovaçevski takon partnerët e koalicionit

(VIDEO) Aleanca në Qeveri, Kovaçevski takon partnerët e koalicionit

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sonte në orën 20:00 në Klubin e deputetëve do të mbajë takim me liderët e partnerëve të koalicionit të LSDM-së, kanë konfirmuar për MIA-n, një pjesë e partive, pjesë e koalicionit.   Kovaçevski, sot në një deklaratë për mediat tha se ka biseduar dhe se sot do të bisedojë me një pjesë të mirë të partnerëve të koalicionit, në lidhje me siç tha ai, funksionimin e temave që janë të rëndësishme për funksionimin e Qeverisë, dhe në interes të qytetarëve.

DIMITAR KOVAÇEVSKI

“Po ashtu, kemi biseduar me partinë Alternativa, gjegjësisht me kryetarin e saj, kemi takime të rregullta, por nuk kemi biseduar për detaje për hyrjen e partnerit të ri në Qeveri, sepse detaje të tilla nuk janë biseduar me partnerin e ri potencial. Këtë ua konfirmoi edhe kryetari  i Aleancës, se ne jemi parti politike, përfshirë edhe ASH-në, që jemi për vazhdimin e rrugës evropiane të shtetit, por në lidhje për bisedime konkrete për detaje programore dhe kadrovike nuk kemi biseduar”.

Dy ditë më parë, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari informoi se Kuvendi  Qendror e ka autorizuar kryesinë e partisë që të zhvillojë negociata me qeverinë. Taravari theksoi se në kuvend ka pasur qëndrime pro dhe kundër përfshirjes së kësaj partie në qeveri. Taravari e ka realizuar takim me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, ndërkaq që paralajmëroi takime edhe krerët e partive tjera si Afrim Gashi dhe Bilall Kasami. I pyetur nga gazetarët se nëse dikush nga faktorët ndërkombëtarë i ka sugjeruar për të hyrë në qeveri, kreu i ASH-së Arben Taravari ishte decid. Ai mohoi këto zëra e madje u shpreh se askush, qoftë edhe faktor ndërkombëtar, nuk mund të përzihen në punët e brendshme të partisë që ai drejton. /SHENJA/

MARKETING