(VIDEO) Aleanca në Qeveri, grupet vazhdojnë bisedimet për resorët

(VIDEO) Aleanca në Qeveri, grupet vazhdojnë bisedimet për resorët

Vazhdojnë bisedimet për zgjerimin e koalicionit qeveritar. Kreu i Alternativës Afrim Gashi mbrëmë nga Gostivari deklaroi se pas përfundimit të negociatave mes LSDM-së dhe ASH-së, do të diskutojnë për qëndrim apo dalje nga koalicioni qeveritar. Ai tha se janë pro një kompromisi sa i përket shpërndarjes së resorëve.

Për kryeministrin Dimitar Kovaçevski, nga ana tjetër, supozimet kryesore të shumicës qeveritare janë në përputhje me atë që synon Aleanca për Shqiptarët, që është partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara, vazhdimi i rrugës drejt integrimit evropian, miratimi i të gjitha ligjeve reformuese dhe të gjitha vendimet e nevojshme për vazhdimin e rrugës drejt BE-së. Kryeministri theksoi se me ASH-në kanë rënë dakord në masë të madhe dhe në sferën e të gjitha aspekteve të tjera për bashkëpunim të mundshëm, bisedimet do të vazhdojnë.

Kryetari I ASH-Së Arben Taravari pas takimit me Kovaçevskin të hënën deklaroi se për 90% të programeve janë dakorduar dhe ditëve në vijim priten diskutime edhe për çështjet kadrovike.

Nga ana tjetër kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskidje e ka krahasuar koalicionin e mundshëm të ri qeveritar me bashkimin e Aleancës për Shqiptarët me estradën dhe ka vlerësuar se ajo nuk ka kapacitet për reforma. Ai është ende optimist për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe beson se mbështetësit e shumicës qeveritare, të cilët janë “të pakënaqur me situatën”, nuk do t’i mbështesin ministrat e propozuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski. Kjo, thotë ai, do të japë një përgjigje nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme apo do të mbahen zgjedhje të rregullta.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

MARKETING