(VIDEO) Alarme për bomba në 33 shkolla fillore dhe disa shkolla të mesme të Shkupit

33 shkolla fillore të qytetit të Shkupit, sot kanë pranuar kërcënime në e-mail adresa për bomba të vendosura. Sipas MPB-së, të gjitha shkollat kanë marrë denoncime pothuajse në të njëjtën kohë, në orën 12:30. Nga MPB informojnë se menjëherë pas paralajmërimit, nga nëpunësit policor, janë marrë masat për evakuimin e sigurt të nxënësve dhe të punësuarit tjerë në shkollë dhe kanë vijuar kontrollet antiterroriste.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Sot rreth orës 12:30 minuta në SPB Shkup është denoncuar se në adresat elektronike të 33 shkollave në Shkup ka pas kërcënime për mjet eksploziv të vendosur. Menjëherë pas denoncimit, policia ka ndërmarrë masa për evakuimin e shkollave”.
Një orë më vonë alarme për bomba ka pas edhe te disa shkolla të mesme të Shkupit, përfshirë këtu edhe gjimnazin “Josif Broz Tito”.
Pas kontrolleve të kryera MPB informoi se të gjitha kërcënimet me bomba kanë qenë të rrejshme.
Ky është kërcënimi i dytë për bomba të vendosura nëpër shkolla, që nga fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit, pasi katër ditë më parë ka pasur edhe raportime për bomba, por në tetë shkolla.
Dita me më shumë alarme për bomba ishte 15 dhjetori, kur kërcënime të njëjtë pranuan 50 shkolla fillore dhe të mesme. Deri më tani, të gjitha kërcënimet kanë qenë të rrejmë.
Samir Mustafa /SHENJA/