(VIDEO) Alarm demografik – Popullsia po plaket, mosha mesatare është 42,21 vjet

(VIDEO) Alarm demografik – Popullsia po plaket, mosha mesatare është 42,21 vjet

Më pak lindje, jetëgjatësi më e madhe dhe emigracioni janë tre shkaktarët kryesor për plakjen e popullsisë. Sipas Eurostat, mosha mesatare e popullsisë në RMV është 42.21 vjet. Ndërsa, krahasuar me vitin 2015 kur ishte 37.4 vjeç, është rritur gati 5 vjet .

Nga vendet e rajonit, vetëm Mali i Zi ka një popullsi më të re se ne që është 40.4 vjeç, ndërsa Shqipëria ka 44.3 dhe Serbia 45.4 vjeç kanë një popullsi më të vjetër. Mosha mesatare e grekëve është 47.2 vjeç dhe e bullgarëve 47.2 vjeç. Në Kroaci dhe Slloveni mosha mesatare është 45.5 vjeç.

Plakja e popullsisë është më e theksuar në Sllovaki dhe Qipro, ku mesatarja është rritur me 4 vjet, e ndjekur nga Italia me 3.9 vjet, Greqia dhe Polonia me 3.8 vjet secila, dhe Portugalia me 3.7 vjet.

Kurse, në nivel të BE-së, mosha mesatare është rritur me 2.1 vjet që nga viti 2015, kur ishte 42.8 vjeç. Rritje u regjistruan në të gjitha vendet e BE-së, përveç Gjermanisë dhe Maltës.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se popullsia e BE-së më 1 janar 2025 vlerësohet në 450.6 milionë njerëz. Në të gjitha vendet e BE-së, sipas të dhënave të Eurostat, numri më i madh i fëmijëve në vitin 2025 është regjistruar në Irlandë me 18.5 përqind, e ndjekur nga Suedia me 16.8 përqind dhe Franca me 16.6 përqind. Megjithatë, kurse numër më i vogël është regjistruar në Itali me 11.9 përqind, Maltë me 12.1 përqind dhe Portugali me 12.6 përqind.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING