(VIDEO) Aktakuzë për Nefi Useinin për ndërtim ilegal dhe pa leje

(VIDEO) Aktakuzë për Nefi Useinin për ndërtim ilegal dhe pa leje

Biznesmeni i BDI-së dhe ish-anëtari i Këshillit të Ohrit, Nefi Useini, ka marrë një akuzë të dytë për ndërtim pa leje. Për këtë rast, ka njoftuar Prokuroria Themelore Publike në Ohër nga ku dhe shtuan se, ai dhe një person tjetër filluan një rinovim të paligjshëm të një shtëpie në tokën e tyre në qendër të Ohrit, të cilën kishin vendosur ta zgjeronin dhe të shtonin kate.

Prokuroria Themelore Publike Ohër

Prokuroria Themelore Publike Ohër, pas një procedure hetimore, ka dorëzuar aktakuzë kundër dy personave për veprën penale ndërtim pa leje, në pajtim me ligjinl. Të dyshuarit N.U dhe S.S të moshës 49 dhe 48 vjeç, në cilësinë e bashkëpërmbaruesit, me datë 27.7.2023 kanë filluar të ndërtojnë objekt në tokën e tyre, pa leje ndërtimi të lëshuar nga organi kompetent”.

Në njoftimin e prokurorisë po ashtu thuhet se në objektin ekzistues në qendër të Ohrit ata ndërtuan shtesa në anën veriore, në bodrum, katin përdhes dhe në katin e parë, duke i zgjeruar me pllaka dhe shtylla betoni. Ndaj të akuzuarit të parë është duke u zhvilluar procedura gjyqësore, për një tjetër objekt pa leje në qendër të Ohrit. Më saktësisht, bëhet fjalë për picerinë e ndërtuar ilegalisht të Useinit, ku sipas njoftimit të prokurorisë, ky objekt është ndërtuar pa leje në tokë shtetërore pranë rrapit të Ohrit në qendrën strikte të qytetit,

Sipas nenit 244-a të Kodit Penal, kushdo që ndërton në tokën e tij ose të dikujt tjetër pa leje ndërtimi ose në kundërshtim me lejen e ndërtimit të dhënë nga organi kompetent, dënohet me burg nga 3 deri në 8 vjet.

Anida Murati /SHENJA

MARKETING