(VIDEO) Aktakuzë ndaj 4 personave, përfshirë edhe kundër babait të Vanjës

(VIDEO) Aktakuzë ndaj 4 personave, përfshirë edhe kundër babait të Vanjës

Prokuroria Themelore Publike ka ngritur aktakuzë për rrëmbimin dhe vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarit Pançe Zhezhovskit. Në akuzë përfshihen katër persona, në mesin e të cilëve edhe babi i Vanjës, Aleksadar Gjorçevski.

Gjitashtu Prokuroria ka dhënë detaje se si ka ndodhur vrasja e Vanjës dhe Zhezhovskit. Sipas prokurorisë, të dyshuarit në cilësinë e bashkryerësve të veprës penale kishin planifikuar rrëmbimin e fëmijës 14-vjeçare, Vanjës për të detyruar  një anëtarë të familjes së saj të ngushtë të jepte para për shpërblim. Me ç‘rast të akuzuarit e kanë detyruar Pançe Zhezhovskin t’ua japë  veturën e tij, për ta kidnapuar Vanjën, dhe më pas në mënyrë të dhunshme e kanë privuar nga jeta 74 vjeçarin.

Prokuroria Themelore Publike

“Më 22.11.2023, të akuzuarit së bashku e kanë rrëmbyer të dëmtuarin Pançe Zhezhovski në Veles, me qëllim që ta detyrojnë që t’ua japë automjetin e tij “Citroen” për ta rrëmbyer fëmijën në Shkup. Të akuzuarit kanë shkuar deri në shtëpine të dëmtuarit e kanë dhunuar fizikisht dhe e kanë lidhur, më pas e kanë futur në bagazh dhe janë drejtuar në vendin e quajtur “Rudnik” në afërsi të Velesit, ku në mënyrë mizore, e kanë privuar nga jeta me armë zjarri-armë e kalibirti 9mm”

Më datë 27 nëntor 2023, tëakuzuarit, e kanë rrëmbyer vajzën në hyrje të objektit në rrugën “Naum Naumovski Borce” në Shkup. Ndërsa, babi i të miturës, përmes të dyshuarit të parë, ka dhënë udhëzime për kohën kur vajza do të dilte e vetme për të shkuar në shkollë, tre të akuzuarit e tjerë e kanë marrë të miturën nga ndërtesa ku jetonte.

Prokuroria Themelore Publike

“Ata e kanë hapur derën në hyrje të ndërtesës me një kaçavidë dhe kur viktima ka dalë  nga ashensori e kanë kapur dhe e kanë lidhur duke e kërcënuar të mos bërtas se do ta qëllojnë. E kanë futur në një thes gjumi me zinxhir të hapur dhe e kanë çuar me makinë në vendin e quajtur “Dupki” në fshatin Brazdë. Aty në mënyrë mizore e kanë privuar nga jeta të miturën qëllimisht, kështu që i dyshuari i parë me të shtënë me pistoletë të kalibrit 9mm i ka shkatuar një plagë, dhe më pas të dyshuarit e kanë varrosur trupin në një gropë të hapur më parë”

Më pas, siç njofton Prokuroria, në një arë në fshatin Brazdë, i kanë vënë zjarrin veturës “Citroen” me targa të Velesit, për të cilën kanë përdorur benzinë në gyp të blerë nga njëri prej të dyshuarve.

Babai i Vanjës, ka ndihmuar në realizimin e planit të tyre dhe asi akzuohet se ka ndihmuar në krimin-Rrëmbimin nga neni 141 i Kodit Penal.

Prokurori pubik ka dorëzuar në Gjykatën Themelore Penale Shkup propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për tre të akuzuarit dhe masën e arrestit shtëpiak për ndihmësin e tyre, respketivisht babit të Vanjës.

Aktakuza bazohet në prova verbale dhe materiale në lidhje me veprimet e të pandehurve, por pasi që procedura kundër të dyshuarit të parë, Lupço Palevski, i cili së fundmi është ekstraduar nga Republika e Turqisë vazhdon, prokuroria publik nuk mund të ndajë detaje lidhur me materialin dëshmues.

Procedura vazhdon edhe ndaj personit i cili dyshohet se e ka ndihmuar  Palevskin, duke i siguruar transport gjatë arratisjes së tij në Republikën e Turqisë.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING