(VIDEO) Aksion i policisë në Tetovë dhe Gostivar, mbyllen dy objekte hotilerike

(VIDEO) Aksion i policisë në Tetovë dhe Gostivar, mbyllen dy objekte hotilerike

Policia të mërkurën ka kryer një aksion në Tetovë dhe Gostivar, ku  kanë kontrolluar 16 objekte hotelierike, ndërsa dy prej tyre janë mbyllur. Siç njofojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme , gjatë ditës së djeshme,  nga ora 10.00 deri në orën 15.00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë dhe Gostivar, në bashkëpunim me përfaqësues nga Drejtoria e Policisë Financiare, Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, kanë kryer aksione dhe kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete të koordinuara që kanë për qëllim ndalimin e aktiviteteve kriminale të paligjshme që kryhen në objektet hotelierike në zonën e Tetovës dhe Gostivarit. Nga Ministria e Punëve të Brendshme sqarojnë se synimi prioritar i aksioni është frenimi i tregtisë së paligjshme të drogës, ndërmjetësimit në prostitucion, pastrimit të parave, krimeve korruptive nga zyrtarë të punësuar në institucionet shtetërore që lidhen me veprimtarinë e paligjshme të subjekteve që kryejnë veprimtari hotelierike dhe veprimtari të tjera të paligjshme.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Janë bërë kontrolle në 16 objekte hotelierike Tetovë-10 dhe Gostivarë-6, ku janë konstatuar një sërë parregullsish dhe do të përgatiten parashtresa përkatëse nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim, ndërsa dy objekte hoteliere në Tetovë janë mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut”.

Ndërkaq, zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva gjatë ditës së djeshme  njoftoi se janë mbyllur  tri diskoteka pasi nuk plotësojnë kushtet e nevojshme teknike për t’u pajisur me licencë.

Kujtojmë se këto aksione vijnë 4 ditë pas tragjedisë së madhe e të tmerrshme që ndodhi në Koçan, ku diskoteka Puls u përfshi nga flakët, që bëri të humbin jetën 59 persona, kryesisht të rinjë dhe 196 persona kanë mbetur të lënduar, madje disa janë ende në gjendje të rënë shëndetësore.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING