(VIDEO) Aksidenti në Tabanoc, 49 vjeçarja është goditur nga një këngëtar serb

(VIDEO) Aksidenti në Tabanoc, 49 vjeçarja është goditur nga një këngëtar serb

Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka kryer kontroll në vend të  aksidentit të rëndë trafiku në afërsi të vendkalimit kufitar Tabanovcë ku një person ka humbur jetën, ndërsa janë lënduar tre të tjerë.  Sipas informacioneve fillestare, përplasja fillestare në mes të dy veturave, një “Volksvagen Polo” me targa të Kumanovës dhe një “Volksvagen Golf” me targa të Shkupit, ka ndodhur kur drejtuesi i njërës nga veturat me siguri ka hyrë në autostradë në drejtim të kundërligjshëm.

PROKURORIA PUBLIKE

“Pas asaj përplasje fillestare, pasagjerja nga vetura me targa të Kumanovës ka dalë nga vetura dhe në atë moment e ka përplasur vetura “Opel Insignia” me targa sërbe. Gruaja ka pësuar lëndime të rënda nga përplasja, nga e cila ka ndërruar jetë”.

Është dhënë urdhër për autopsi të të ndjerës, si dhe për ekzaminimin e mostrave të gjakut dhe urinës të pjesëmarrësve të tjerë që aktualisht ndodhen në spital me lëndime të lehta. Janë grumbulluar gjurmë dhe prova materiale, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës për përcaktimin e saktë të shkaqeve të aksidentit rrugor, njoftojnë nga prokuroria .

Në aksident në veturën me targa sеrbe ishte i përfshirë edhe këngëtari i njohur sеrb Gjorge David. Ai tha për shtypin serb se pamja ishte e tmerrshme, se policia i bëri një test alkooli që rezultoi se nuk kishte alkool në gjak dhe se ai kishte qepur dorën e lënduar në spital. David tha për mediat se menjëherë u kuptua se ai nuk ishte fajtor për aksidentin, por fajin dyshohet se e kishte gruaja që drejtonte makinën dhe që ishte në makinë me nënën e saj dhe që doli nga automjeti. Ai do të qëndrojë në Maqedoni të Veriut deri në përfundimin e procedurave ligjore.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING