(VIDEO) Aksident tragjik në Serbi, humb jetën gruaja nga Maqedonia e Veriut, lëndohen dy fëmijë

Një aksident i tmerrshëm trafiku ka ndodhur të enjten në autostradën Predejan-Leskovac në Serbi, në hyrje të Grykës së Gërdelicës, ku mbeti e vdekur një grua e re nga Maqedonia e Veriut. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 ku drejtuesi i mjetit, 28 vjeçari me inicialet I.A. ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me rrethojën e autostradës. Në aksident janë lënduar edhe katër persona, një burrë dhe një grua e moshuar, si dhe dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç.
Gjendja shëndetësore e 28 vjeçarit dhe djalit të tij 4 vjeç është stabile, ndërsa fëmija tjetër që është dy vjeç ka thyer këmbën. Nga spitali i përgjithshëm I Leskovacit thonë se sipas protokollit ai duhet të transferohet në Klinikën e Fëmijëve në Nish.
SPITALI I PËRGJITHSHËM I LESKOCIT
“Gruaja ishte pasagjere. Transportuam dy fëmijë, njëri prej të cilëve ka lëndime të rënda. Lëndime ka edhe shoferi, bashkëshorti i të ndjerës, por ato duken të lehta, ndonëse nuk mund të themi asgjë me siguri deri në përfundimin e analizave”.
Sipas mediave lokale, familja po kthehej nga pushimet në Slloveni dhe sipas informacioneve të policisë personat posedojnë edhe nënshtetësi sllovene.
Anida Murati /SHENJA/