(VIDEO) Ahmeti: T’i lëmë hidhërimet, na duhet unitet kombëtar

“Unë jam i hapur me miq edhe armiq, pa u frikësuar sepse gjithmonë e kam thënë dhe e them të vërtetën, por me lirinë e popullit tim, kurrë s’kam bë kompromis dhe nuk do bëj”. Kështu deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një tubim të mbajtur në Strugë. Ai theksoi se nuk i pëlqejnë politikat që ka instaluar pushteti aktual.
MARKETING
ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË
“Është rrënqethëse kur dëgjon në mediat maqedonase, që për herë të parë pas 20 viteve, maqedonasit qeverisin me shtetin e tyre, Maqedoninë, sepse 20 vitet e kaluara kanë qeverisë shqiptarët. Kjo është rrënqethëse! Kjo është t’i edukosh e t’i informosh keq qytetarët. Është rrënqethëse kur dëgjon: Po të duan shqiptarët të flasin gjuhën shqipe, le të shkojnë në Shqipëri, Kosovë”.
Ahmeti tha se se të gjitha forcat politike maqedonase janë bashkuar dhe fshihen dhe justifikohen se po luftojnë BDI-në, e në të vërtetë i luftojnë shqiptarët.
ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË
“S’është e vërtetë që luftohet BDI-së. Gjuha shqipe nuk është e BDI-së. Simbolet kombëtare nuk janë të BDI-së. Institucionet nuk janë të BDI-së. Kuadrot arsimore, shëndetësore nuk janë të BDI-së. Janë shërbëtorë të popullit të vet, pa dallim a janë shqiptarë a maqedonas. Po ne nuk kemi faj që për 20 vjet kemi përparu në progres gjeometrik, për 80 vjet kanë mbët nën 15 vjet. Ne nuk jemi fajtor për këta. Kështuqë, bëjnë mirë të reflektojnë”.
Ahmeti kërkoi unitet kombëtar dhe i bëri thirrje të gjitha partive shqiptare që ti lënë mënjanë hidhërimet. Ahmeti tha se Taravari ka bërë shumë mirë që e ka braktisur partneritetin dhe u bëri thirrje edhe të tjerëve të ikin sa më shpejt që të mos mbesin brenda në tunel. /SHENJA/