(VIDEO) Ahmeti: Të gjithë politikanët të hyjnë në skaner

(VIDEO) Ahmeti: Të gjithë politikanët të hyjnë në skaner

Bashkimi Demokratik për Integrim, me në krye me Ali Ahmetin, ministra, zv.ministra, deputet, drejtor e zv. drejtorë,  me moton “Bashkë për në  Europë”, kanë vazhduar takimet me qytetarët . Gjatë ditës së djeshme BDI ishte në Negotinë të Gostivarit.  Lideri  i Integristëve, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për unifikim të të gjitha partive politike shqiptare në vend. Ai sërish deklaroi se angazhohet që të ketë vetingë për të gjithë politikanët. Ahmeti duke filluar nga vetja, përsëri ka kërkuar që të gjithë politikanët, funksionarët shtetërore, kryetar komunash, pa përejashtim,  të futen të gjithë në skaner, pas siç tha ai, për të parë se kush kanë qenë dhe kush janë.

ALI AHMETI-KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Gjithashtu po angazhohemi për unifikim të politikave në vend, kaluan ikën 20 vjetë, a është momenti tani më i rëndësishëm, më vendimtari, që t’i thërasim njerëzit, të ulen partitë politike, le të gjejnë gjuhë të përbashkët, cila është ajo që na bashkon më së shumti, tani për tani, është fronti për Bashkimin Europian”

Për bashkim dhe unifik ka folur  edhe zv.kryeministri i parë  Artan Grubi, por ai është  përqendruar tek infrastruktura. Ai njoftoi se kompania italiane IRD ka dorëzuar  garancinë bankare dhe ka  nënshkruar  kontratën bankare për konsulent dhe mbikëqyrje, për ndërtimin e Korridorit 8.

ARTAN GRUBI-ZV.KRYEMINISTËR I PARË

“Është projektë jashtëzakonishtëi madhëdhe bashkarisht me të gjithë kolegët që i kam këtu, me Kreshnikun, Fatmirin, Jetonin,Naserin, Buajarin, me gjithë ekzekutivin kemi ndarë 300 milionë euro, 250 milionë euro vetëm për këtë vit, 50 milionë euro nga viti i kaluar të transferuara në ndërrmarjen e rrugëve vetëm për këtë projekt”.

Grubi më tej tha se asnjëher nuk ka pasur investime më shumë se kaq ,për shqiptarët. Ndërkaq  Bashkimi Demokratik për Integrim, me Ali Ahmetin,njoftojnë se takimet e tyre do ti vazhdojnë në Pollog, konkretisht në fshatin  Çellopek të Tetovës. Takim të njejtë  kanë paralajmëruar edhe nga “Grupi i Zjarrit”. Ata do të takohen me qytetarët e Gostivarit.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING