(VIDEO) Ahmeti: Nuk na dridhet qerpiku të shkojmë në opozitë, me rëndësi është avancimi i çështjes shqiptare

(VIDEO) Ahmeti: Nuk na dridhet qerpiku të shkojmë në opozitë, me rëndësi është avancimi i çështjes shqiptare

Mosrespektimi i legjitimitetit është poshtërësim ndaj shqiptarëve, turqve, romëve, boshnjakëve dhe të tjerëve. Vota juaj nuk guxon të shkojë huç dhe ne jemi këtu bashkë që t’i prijmë fitores tuaj dhe ta zbatojmë vullnetin tuaj fitimtar. Kështu ka deklaruar kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në konferencë për media që e ka mbajtur së bashku me krerët e Frontit Europian. I pyetur se si do të veprojnë më tej, Ahmeti se do t’i përdorin të gjitha metodat demokratike dhe  se do të bëjnë të ditur ditëve në vijim. Megjithatë, Ahmeti tha se çfarë do të ndodhë, ata nuk mbajnë përgjegjësi, por përgjegjesia i takon mandatarit.

ALI AHMETI, KRYETAR I BASHKIMIT DEMORKATIK PËR INTEGRIM

“Këtë poshtërësim, për fat të keq, po e mundësojnë edhe ca që firmosën deklaratë të përbashkët me ne, që deklaruan publikisht disa herë që nëse humbasin me një votë e me një deputet më pak, do të tërhiqen, por për ambicie të vogla personale, ose arsye tjera të panjohura për opinionin e gjërë dhe me urrejtje të madhe ndaj nesh, u nënshtruan dhe mundësuan etablimin e hegjemonisë etnike. Ne po nisim rrugëtimin për të mos e lejuar këtë majorizim që rëndon bashkëjetesën dhe demokracinë dhe ftojmë qytetarët që të na bashkangjiten në përpjekjet tona për ta mbrojtur votën, legjitimitetin dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit, por edhe Marrëveshjen e Prespës dhe atë të fqinjësisë së mirë për të ardhme europiane”.

Kreu i BDI-së tha se fare nuk e kanë problem nëse dalin në opozitë, por siç tha, çështja shqiptare le të ecë përpara.

ALI AHMETI,KRYETAR I BASHKIMIT DEMORKATIK PËR INTEGRIM

“Fare nuk na dridhet qërpiku dhe shqetsimi ynë është se përse ne si shqiptarë të ndodhemi në situatë që të braktisim legjitimitetin për ambicie grupore apo personale. Sot për sot tem e shqiptarëve është mbrojtja e legjitimitetit, sepse edhe më i riu që është na parashtronë pyetje se pse nesër un të dalë të votojë, kur dikush vendosë mbi fatin tim, mbi të drejtën time më demokratike. Prandaj ky është shqetsimi jonë, nuk është shqetsimi jonë edhe 80 vjet le të jemi në opozitë, çështja shqiptare përpara dhe mos të kemi shqiptarë që tradhtojnë sovranin”.

Fronti Europian, Ahmeti tha se dëshiron shtet sabil, funskionale dhe me marrëdhënie të mira ndërentike, duke shtuar se ç’kuptim ka  demokracia nëse komuniteti shumicë përcakton se kush i përfaqëson shqiptarët.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING