(VIDEO) Ahmeti: Nuk jemi të etur për pushtet, me rëndësi euro-integrimet!

(VIDEO) Ahmeti: Nuk jemi të etur për pushtet, me rëndësi euro-integrimet!

Kryetari i BDI -së Ali Ahmeti edhe një herë porositi që ata janë fitues të zgjedhjeve dhe kanë legjitimitet. Ai thotë se për ta nuk është me rëndësi pushteti, por me rëndësi janë proceset  e zgjidhjes së problemeve dhe ndryshimi i Kushtetutës.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

“Ne pa dashur që të bëjë arsyetime, nuk jemi të lidhur për pushtetin, për ne me rëndësi është legjitimiteti sepse në një moment kur VMRO-DPMNE kërkoi që të bëhet pjesë e procesit për zgjedhje të problemeve dhe ndryshim të Kushtetutës kushtëzoi shumicën e atëhershme parlamentare që BDI të braktis ekzekutivin. Akoma pa u mbyllur konferenca për media z.Hristijan MIckoskit përgjigja ishte flakë për flakë, aty për aty, në momentin që ju votoni ndryshimin e Kushtetutës ne paraqesim dorëheqje kolektive. Me rëndësi për ne është ndryshimi i Kushtetutës”.

BDI dhe Fronti Evropian ka shprehur reagimet e saj ditët e fundit për hapat e para që i ka hedhur qeverisja VMRO-VLEN.

Ata një ditë më parë reaguan edhe për shkarkimin e drejtorit të Inteligjencës dhe emërimet e reja të etnisë maqedonase. Po ashtu pakënaqësi shprehën edhe ndaj seancës së Këshillit të Tetovës, e cila u udhëheq nga një këshilltar nga radhët e VMRO-së.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING