(VIDEO) Ahmeti: Mos e prekni gjuhën shqipe, kthim prapa s’ka

(VIDEO) Ahmeti: Mos e prekni gjuhën shqipe, kthim prapa s’ka

MARKETING

“Nuk ka të ardhme pa barazi – gjuha shqipe është e drejtë kushtetuese, jo çështje negocimi dhe se ‘kthim prapa s’ka”. Kështu është shprehur kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti në një letër të hapur drejtuar opinionit publik. Në reagimin e tij, i cili është shkruar edhe në gjuhen maqedonase, Ahmeti thekson se barazia gjuhësore është një nga shtyllat kryesore të stabilitetit dhe bashkëjetesës në vend, duke paralajmëruar se çdo përpjekje për ta relativizuar këtë të drejtë përbën rrezik për rendin kushtetues dhe të ardhmen e shtetit.

MARKETING

Sample Image

ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË

“Kthim pas nuk ka! Të drejtat e fituara nuk negociohen dhe nuk zhbëhen. Çdo tentativë për të kufizuar zbatimin e gjuhës shqipe është regres i rrezikshëm. Dhe ata që sot flasin për kufizime duhet ta dinë se po hapin plagë që ky vend i ka mbyllur me shumë sakrifica. Me këto çështje nuk luhet”.

Në letrën e tij, ai shpreh shqetësim edhe për qasje të caktuara institucionale, veçanërisht në Gjykatën  Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, duke vlerësuar se në çështje të ndjeshme ndëretnike duhet të dominojë argumenti profesional dhe kushtetues, e jo qasje që cenojnë balancën e arritur ndër vite.

ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË

“Gjuha shqipe për mua nuk është dhe nuk do të jetë kurrë çështje negocimi. E kam thënë dhe do ta përsëris pa asnjë rezervë: Marrëveshja e Ohrit është themel i këtij shteti dhe kush e vë në pikëpyetje atë, vë në pikëpyetje vetë të ardhmen e tij. Shqipja nuk është privilegj, por e drejtë e fituar dhe e garantuar me Kushtetutë”.

Ahmeti  rikujton se shqiptarët nuk kanë kontestuar gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas, por kanë kontribuar në ndërtimin e një shteti të përbashkët, euroatlantik dhe demokratik. Sipas tij, barazia e shqiptarëve nuk e dobëson shtetin, por e forcon atë. Secila parti politike serioze, e që pretendon të jetë shtetformuese,  Ahmeti thotë se duhet të reflektojë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING