(VIDEO) Ahmeti kërkon zgjedhje parlamentare bashkë me lokalet, VLEN: BDI po përgatitet për bojkot të zgjedhjeve

(VIDEO) Ahmeti kërkon zgjedhje parlamentare bashkë me lokalet, VLEN: BDI po përgatitet për bojkot të zgjedhjeve

Pas tetë muajsh në opozitë, Bashkimi Demokratik për Integrim tani po kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare. Gjatë një tubimi të mbajtur në Çair, kryetari Ali Ahmeti paraqiti kërkesën që paralelisht me zgjedhjet lokale në vjeshtë, të mbahen edhe zgjdhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

“Si mund të ju shkoj mendja të heqin gjuhën shqipe, e larë me gjak. Turp. Të heqin përfaqësimin e drejtë, prandaj këta tanët që janë andej, le t’i braktisin këto institucione. Ne nuk shkojmë, ne nuk pranojmë. Ne pranojmë vetëm zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në tetor, bashkë me ato lokale”.

Kurse njëri nga liderët e koalicionit VLEN Bilall Kasami ju përgjigj Ahmetit duke i thënë se ai po frikësohet nga zgjedhjet lokale dhe mundohet që t’i bojkotojë ato.

Bilall Kasami, VLEN

“Ne e shohim çdo ditë e më shumë se z.Ahmeti është i frikësuar nga zgjedhjet lokale dhe bënë çdo gjë të pamundur t’i ikë zgjedhjeve lokal edhe t’i bojkotojë ato. Informatat e tona janë se brenda BDI-së seriozisht diskutohet që mos të marrin pjesë në zgjedhjet lokale dhe ne këtë e shohim vetëm një lëvizje të z.Ahmeti në drejtim të krijimit të alibisë së mos të marrë pjesë në zgjedhje”.

Edhe koalicioni Vlen përmes një komunikate dërguar mediave në reagimin për kërkesën e kreut të BDI-së ka thënë se kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me zgjedhjet lokale nuk është qëllimi i vërtetë i Ali Ahmetit, por një justifikim për të arsyetuar bojkotin e zgjedhjeve lokale.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING