(VIDEO) Agjencia e Ushqimit: Më shumë ankesa për helmim dhe skadencë ushqimi në 2024
Si të pasigurta, janë asgjësuar rreth pesëdhjetë ton ushqim. Përshkak të paregullsive të konstatuara, janë dhënë rreth 2 000 vendime për largimin e tyre, ndërsa janë shqiptuar edhe rreth 300 gjoba. Kështu kaë bërë me dije Agjencia për ushqim dhe veterinari, sa i përket periudhës nga janari deri në nëntor të vitit 2024. Këto kontstatime njoftojnë ato, kanë dalë nga 30 000 kontrolle të kryera tek operatorët në kuadër të mbikëqyrjeve të rregullta dhe të jashtëzakonshme që kanë realizuar. Sa i përket ushqimit, primatin e kanë nismat për dyshim të helmimit me ushqim, për prodhime me afat të skaduar, për prani të kontaminuesve, si dhe për mungesë higjiene.
AGJENCIA PËR USHQIM DHE VETERINARI
“Gjatë importit të ushqimit me prejardhje jo nga kafshët janë realizuar 44 137 mbikëqyrje inspektuese, ndërsa gjatë importit të produkteve dhe materialeve që vijnë në kontakt me ushqimin, 10 352. Inspektorët për ushqim në vendkalimet kufitare, si të pasigurta, kanë kthyer/asgjësuar 7 dërgesa me mbi 74 tonë ushqim të pasigurt me prejardhje jo nga kafshët”.
Sa i përket importit të ushqimit me prejardhje nga kafësht, gjithsej 14 nga dërgesat kanë qenë të pasigurta, janë kthyer 9 dërgesa, ndërsa në mënyrë të padëmshme janë asgjësuar 5 dërgesa nga importi.
AGJENCIA PËR USHQIM DHE VETERINARI
“Sa i përket kontrolleve të veterinarëve zyrtarë në vendkalimet kufitare, gjatë importit të ushqimit me prejardhje nga kafshët, ushqimit për kafshët dhe importit të kafshëve të gjalla, nga janari janë kryer 20 479 mbikëqyrje prej të cilave 15 431 të dërgesave për import dhe 5 048 kontrolle lidhur me dërgesat të cilat tranzitojnë nëpër vend”.
Denoncime të shpeshta, shtojnë ata, ka edhe për sipërmarrësi të pandërgjegjshme, për sulme dhe kafshime nga qeni.
Emine Ismaili /SHENJA/