(VIDEO) Ademi: Për dimrin e vështirë BDI ka kohë që ka informuar
Deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski nga Berlini, i cili tha se Evropën dhe Maqedoninë e Veriut e pret një dimër i vështirë, e ka komentuar në emisionin “Debat në Shenja”, Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, i cili tha se këto pohime BDI i ka paralajmëruar që para zgjedhjeve të vitit 2024. Ai ka përmendur edhe slloganin e tyre, me të cilën kanë bërë fushatë në zgjedhjet e fundit parlamentare, “Jo Rusisë, Po Evropës”. Deklarata të tilla, Ademi i cilëson si kontradiktore, pasi sipas tij, pushtetatët deri dje kishin deklaruar se Maqedonia e Veriut, për nga rritja ekonomike është në vendin e tretë në Evropë, e tani tha se bien ndesh me fjalët e tyre.
ARBËR ADEMI, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I BDI-SË
“Po e shohim edhe me këtë deklaratë të kryeministrit, se po vihet tek kosntatimi i z.Ali Ahmeti. Lidhur me atë se ku ndodhet Maqedonia e Veriut, me çfarë sfidash përballet Maqedonia, me çfarë rreziqesh përballet RMV, ne kur kemi thënë Jo Rusisë, Po Evropës në vitin 2024, të tjerët na kanë thënë “Të rrim rahat”, se nuk rrezikohemi nga kjo çështje, ju u shihni raportet për 2 vite me radhë parlametet evropiane për ndikimin e Botës Serbe, që deshtëm apo sdeshtëm ne, është një proks lojëtar i Rusisë, d.m.th këtu në regjion, kush? Sërbia dhe koncepti i botës serbe”.
Tejet kritik dhe pa u kursyer aspak, Arbër Ademi, ishte ndaj partisë shqiptare në VLEN, duke theksuar se ata nuk pyeten aspak në qeveri, ndonëse kanë poste zyrtare.
ARBËR ADEMI, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I BDI-SË
“VLEN-i nuk pyetet as për minsitrat e vet, pse këtë Fillkovin e dytë e ka propozuar VLEN-i, por secili prej këtyreve të VLEN-it, (ja pra këta se nuk janë kryetar, se nuk janë parti) hajt pra udhheqësit ti quajm, apo të ashtuquajturit bashkëkryetar, ata thonë se nuk ka qen kuadër i tyre”.
Sipas tij, VLEN-i së shpejti do të shpërbëhet, pasi tha se ata janë artificial. Ademi gjithashtu ngriti alarmin, duke theksuar se gjuha shqipe është në rrezik nga Gjykata Kushtetuese, të cilën, tha se e ndjekin me vëmendje për çdo hap që ndërmarrin, se nëse thirret seanca për këtë çështje ai tha se bashk me qytetarët do të jenë përpara Gjykatës Kushtetuese për ta mbrojtur gjuhën shqipe.
Samir Mustafa /SHENJA/

