(VIDEO) 9 vjet nga ngjarjet në Lagjen e Trimave në Kumanovë, enigma vazhdon

(VIDEO) 9 vjet nga ngjarjet në Lagjen e Trimave në Kumanovë, enigma vazhdon

Sot janë mbushur 9 vjet, kur banorët e Kumanovës u zgjuan të trishtuar dhe nën ankth nga krismat e automatikeve, madje edhe artilerive të rënda. Policia e shtetit me të gjitha njësitë speciale, më 9 maj 2015, kishin rrethuar Lagjen e Trimave për të kapur sç thanë ata, një grup të armatosur me rreth 40 persona, që kishin hyrë nga Kosova, nga ku edhe filloi shkëmbimi i zjarrit ndërmjet tyre. Në konfliktin e armatosur, mbetën të vrarë tetë pjesëtarë të forcave policore, ndërsa rreth dyzetë mbetën të plagosur. Ndërkaq, nga ana tjetër u vranë 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. Ky aksion i policisë, që ngjante me gjendje lufte, pasi u dogjën edhe disa shtëpi, zgjati dy ditë dhe u bllokua pothuajse i gjithë qyteteti. Nën ato tensione, policia evakuoi disa herë banorët civilë që kishin gjetur mundësi të fshehën.

Kumanovarët e kujtojnë këtë si ngjarje jashtëzakonisht tragjike. Të shtënat ishin me intensitet të ndryshëm.

Për ngjarjet në “Lagjen e Trimave” nga muaji shkurt 2016 në Gjykatën penale është zhvilluar seancë gjyqësore kundër 29 personave të cilët akuzohen për vepra penale “Organizatë terroriste” dhe “Terrorizëm”. Të gjithë 29 të akuzuarit për rastin e Kumanovës para Gjykatës u deklaruan se nuk ndihen fajtorë.

Për këtë ngjarje shtatë persona u dënuan me burg të përjetshëm për terrorizëm dhe organizim terrorist, 13 persona u dënuan me nga 40 vjet burg, gjashtë me nga 20 vjet, një me 18 vjet, dy me nga 14 vjet, dy me nga 13 vjet dhe me nga 12 vjet, ndërsa 4 prej të akuzuarve janë liruar.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në nëntor 2017 pranoi të hapet hetimi ndërkombëtar për rastin “Lagjja e Trimave. Kryeministri i atëhershëm, Zoran Zaev pati deklaruar se është informuar bashkësia ndërkombëtare dhe se kërkohen mënyrat për zbatimin e hetimit ndërkombëtar për rrethanat e paqarta lidhur me ngjarjet në Kumanovë. Të burgosurit gjithashtu kanë kërkuar të ekstradohen në Kosovë, por edhe kjo gjë u është hedhur poshtë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING