(VIDEO) 730 ditë pa autobusë urban, protestuan banorët e Komunës së Shutkës

(VIDEO) 730 ditë pa autobusë urban, protestuan banorët e Komunës së Shutkës

Me pankarta dhe flamur në dorë, të mllefosur e të shqetsuar, banorët e Shuto Orizarës bashkë me student dhe nxënës të shkollave të mesme protestuan sot para zyrave të Qytetit të Shkupit duke kërkuar nga kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, që menjëherë të zgjidhin problemin e autobusave. Kryetari i Shuto Orizarit, Kurto Dudush, theksoi se për 730 ditë ata nuk kanë transport publik e kjo sipas tij,është çnjerzore.

Kurto Dudush, kryetar i Komunës Shuto Orizarë

Deri kur vetëm qytetarët e Shuto Orizarës do të jenë shfrytëzues të autobusëve të padenjë, linjave të parregullta dhe jo të plota të transportit publik? Pra, ne ju pyesim, dje thatë se është e papërshtatshme që qytetarët e qytetit të Shkupit të jenë një ditë pa transport publik për shkak të mungesës së naftës. Sipas jush cili është zëvendësimi I fjalës së “papërshtatshme” për qytetarët e Komunës së Shuto Orizarës që prej 730 ditës nuk kanë transport publik? Unë do të thoja është RACISTE! Është raciste, diskriminuese, çnjerëzore dhe e papërgjegjshme të lihen 40.000 qytetarë pa transport publik për dy vjet.”

Dudushi tha se është përpjekur shumë herë të kontaktojë me kryetarën, Danela Arsovskën, mirëpo pa sukses, siç tha ai, Arsovska nuk kontakton me asnjë kryetar komune.

Në protestë të pranishëm ishin edhe nxënësit e shkollës së mesmë të cilët shprehën paknaqësitë e tyre për këtë çështje, ndërsa studentët Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” kanë bërë disa kërkesa për normalizimin e transportit publik.

Aleksandar Nikolovski, kryetar i Parlamentit të Studentëve Universitar në USHKM-Shkup

Nuk mund të vuajmë të gjithë për shkak të preokupimit të tyre politik. Nuk do ta tolerojmë më. Kërkojmë të ndalet ky keqpërdorim, sepse tani është periudha e kolokviumeve dhe provimeve. Ne bëjmë apel për blerjen e autobusave të rinjë dhe nisjen e linjave të reja të autobusëve. Kërkojmë që të investohen dhe të mbvështeten opsionet alternative për transportin publik.”

Gjatë protestës disa banorë të Shuto Orizarës nga mllefi që kishin tentuan të hyjnë me forcë në zyrat e Qytetit të Shkupit mirëpo u penguan nga banorët e tjerë dhe forcat e policisë që ishin të pranishme. Banorët thanë se nëse që nga nesër nuk zgjidhet ky problem dhe situata vazhdonë të jetë e njëjtë atëherë do të vazhdojnë të protestojnë çdo javë.

Merxhane Iseni /SHENJA/

 

 

 

MARKETING