(VIDEO) 65,7 milionë euro për RMV-në nga plani i rritjes i BE-së

(VIDEO) 65,7 milionë euro për RMV-në nga plani i rritjes i BE-së

Maqedonia e Veriut do të përfitojë 65.7 milionë euro nga Komisioni Europian, në bazë të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, si pasojë e kësaj, RMV-ja ka përfituar më shumë mjete se Shqipëria e cila në këtë rast ka përfituar 49 milionë euro e Mali i Zi i cili ka përfituar 44.2 milionë euro.

Transaksionet janë realizuar pas kërkesës së tretë për pagesë dhe vlerësimit pozitiv të Komisionit për zbatimin e hapave reformues në fushën e arsimit dhe digjitalizimit në Maqedoni.

Me këtë pagesë, shuma totale e shpërndarë në kuadër të këtij fondi arrin në 142,1 milionë euro për Maqedoninë, 212,8 milionë euro për Shqipërinë si dhe 89,3 milionë euro për Malin e Zi.

KOMISIONI EUROPIAN

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i miratuar në vitin 2023, synon t’u sjellë përfitimet e anëtarësimit vendeve partnere të rajonit edhe para aderimit të tyre në BE. Ai ka për qëllim integrimin e partnerëve në tregun unik të BE-së, përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal, thellimin e reformave të lidhura me BE-në dhe rritjen e financimit para-anëtarësues. Kjo, nga ana tjetër, përshpejton procesin e zgjerimit dhe rritjen e ekonomive partnere”.

Komisioni Evropian i ndanë fondet nga Plan i Rritjes individualisht për secilin shtet, vetëm pasi ai shtet të ketë përmbushur kushtet specifike nga “Agjenda Reformuese”, dokument në të cilin përcaktohen reformat konkrete që vendi është zotuar t’i zbatojë.

Plani i Rritjes përfaqëson paketën më ambicioze financiare të Bashkimi Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor. Pakoja për periudhën 2024-2027 – është në vlerë të 6 miliardë euro. Fondet u ndahen vendeve të rajonit pjesërisht në formë grantesh dhe pjesërisht përmes kredive të favorshme.

Përndryshe nga Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi të cilat i përmbushën kushtet për këtë këst, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina u lanë jashtë kësaj runde, pasi ende nuk i kanë përmbushur plotësisht hapat reformues që ishin parakusht për pagesën e këtyre mjeteve.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING