(VIDEO) 6 milionë e 500 mijë denarë për promovimin e zejtarisë

(VIDEO) 6 milionë e 500 mijë denarë për promovimin e zejtarisë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, informoi se qeveria në të ardhmen do të vazhdojë të ofrojnë mbështetje për zhvillim dhe promovimin e zejtarisë në shtet. Synohet bashkëfiancimi i 40% të shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 200 mijë denarë për një aplikant.  Vlera e përgjithshme e mjeteve është 6 milion e 500 mijë denarë, nga buxheti i ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.

BESAR DURMISHI, MINISTËR I EKONOMISË DHE PUNËS

“Të bëra për blerjen e makinave ose veglave të reja dhe dizajnimin e produktit të ri, për këtë masë në përputhje me programin me zhvillimin e sipërfaqësisë dhe konkurencisë së ndërmarjeve të vogla dhe të mesme janë parashikuar mjete në vlerë të përgjithshme prej 6 milionë e 500 mijë denarë nga buxheti i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, ndërsa do të subvencionohen shpenzimet e dëshmuara që zejtarët i kanë bërë në vitin 2023 dhe 2024”.

Ndërsa të drejtë për pjesëmarrje në këtë thirrje publike, kanë vetëm  zejtarët e regjistruar aktiv dhe ushtruesit e veprimtarisë zejtare ndaj të cilëve nuk është hapur procedurë e falimentimit, ata  të cilët nuk kanë borxh ndaj shtetit. aplikuesi duhet të ketë të regjistuar aktivitet të paktën 1 vit para shpalljes së thirrjes publike dhe të mos kenë marrë mjete financiare sipas thirjeve publike të Ministrisë të Ekonomisë për tre vitet e fundit.

Gjithashtu, Ministria e Ekonomisë dhe Punës javën e kaluar publikoi edhe thirrje për të mbështetur projektet e  shoqatave dhe odave të zejtarëve për projekte në organizim i trajnimeve individuale zejtare dhe zeje kreative, organizim i forumeve, organizim i aktiviteteve promovuese dhe trajnim për forcim të vetëdijes për përfitimet e legalizimit të biznesit zejtar.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING