(VIDEO) 50 piktorë nga trojet shqipfolëse në Koloninë e Piktorëve “Shkupi në telajo”
50 piktorë nga të gjitha trojet shqipfolëse, nga dita e sotme janë vendosur nëpër lokacione të ndryshme të Çarshisë së Vjetër dhe realizojnë pejsazhe në kuadër të Kolonisë së piktorëve “Shkupi në Telajo”. Piktorët për TV SHENJA deklaruan se atmosfera që po përjetojnë në kryeqytet po i motivon edhe më shumë që t’i shprehin në pikturë bukuritë që i ka Çarshia e Shkupit.
ALEKSANDËR LLESHI, PIKTOR
“Këtu kodo që t’i hedhësh sytë është piktorike. Gjë që e kemi karakteristike këtu në këtë vend, çarshitë, dhe më bën përshtypje gjithçka, këto shtëpitë e vjetra antike por mbi të gjitha kalaja më bëri përshtypje dhe prandaj e kam fiksuar. Të gjitha zonat janë shumë interesante nuk e di më ka tërhequr shumë, unë e kam për here të parë që vij. Vij nga Durrësi”.
ERION KANA, PIKTOR
“Unë vij nga çarku i Korçës, rrethi i Kolonjës, është hera e dytë që vij në Shkup, peisazhi më pëlqen shumë sidomos çarshia, me pjesën karakteristike të ruajtur të çarshisë, peisazhet janë fantastike, përpiqemi ti hedhim në telajo rrugicat, pjesët më karakteristike të Shkupit dhe të çarshisë” .
PETRIT LARAKU, PIKTOR
“Ne vijmë nga Pogradci dhe sot jemi për aktivitetin e kolonisë së shkupit 2023 që zhvillohet në lagjen çair, lagjen karakteristike të Shkupit, është e treta herë që vij në Shkup dhe sa më shumë që po vijmë aq më shumë po na pëlqejnë peisazhet e bukura të lagjes së Çairit. Në çarshi po pikturoj një lagje karakteristike që është kjo pjesa që ngjitemi këtu lartë dhe duke kapur dritën e natyrës se për fat të mire na ka mbajtur edhe koha shumë e ngrohtë, me lëvizjet e njerëzve pra me pamje natyrelae nga natyra”.
DAVID MEÇANI, PIKTOR
“Përshëndetje, vij nga Tirana është hera e pare për mua që vij këtu në Shkup dhe kam zgjedhur të bëjë një peisazh , një rrugë karakteristike të zones. Po në fakt është peisazhi I dytë që po bëj për sot dhe këto rrugicat, dritat, thyerjet e dritës më bëjnë shumë përshtypje, më tërheqin shumë vëmendjen kontraster e ngjyrave dhe mendoj që ia vlen”.
Piktorët thanë se mbi të gjitha bukuritë që ka Shkupi dhe kryesisht pjesa e çarshisë diçka që ju bën shumë përshtypje është gjallëria që ka vendi dhe ndjesia që ua ofron ambienti. Ky aktivitet në çarshi të Shkupit do të realizohet deri më 15 tetor. Medina Ajeti Ali /SHENJA/