(VIDEO) 29 ish deputetë do të marrin nga dy mijë euro për një vit

(VIDEO) 29 ish deputetë do të marrin nga dy mijë euro për një vit

29 deputetë të përbërjes së mëparshme parlamentare që nuk do të jenë deputetë në këtë mandat dhe që nuk do të kthehen në funksionet e mëparshme, kanë kërkuar apanazh. Ata do të marrin rroga nga shteti për periudhë 1 vjeçare. Ndër deputetët që kanë kërkuar apanazh janë edhe Darko Kaevski,Daniella Koleva, Maja Moraçanin, Kastriot Rexhepi dhe Artina Qazimi.

Ligji për pagat dhe kompensimet e tjera të deputetëve dhe zyrtarëve të tjerë të zgjedhur dhe të emëruar parashikonë që:

Deputeti i cili në kohën e ushtrimit të detyrës së deputetit ka marrë pagë ose kompensim mujor në Kuvend, zyrtar ose person i punësuar në pozitë drejtuese të emëruar nga Kuvendi, i autorizuar nga presidenti ose qeveria, mund të marrin pagë pas përfundimit të detyrës për një periudhë deri në një vit, përkatësisht:

tre muaj në rast se funkisoni është kryer deri në gjashtë muaj, gjashtë muaj nëse ka ushtruar detyrën nga gjashtë muaj e një ditë deri në 12 muaj, nëntë muaj nëse ka ushtruar detyrën për 12 muaj dhe një ditë, deri në 24 muaj, dhe 12 muaj, nëse ka ushtruar detyrën për 24 muaj e një ditë ose më shumë.

Zyrtarët, në përfundim të mandatit të tyre, kanë të drejtë të zgjedhin të rikthehen në pozicionin që mbanin përpara se të merrnin poste publike. Por një pjesë e tyre zgjedhin të përdorin apanazhin, dhe të mos kthehen në punë edhe një vit, ndërkohë që marrin rrogë nga institucioni ku kanë kryer funksionin.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING