(VIDEO) 24 orët e fundit janë regjistruar tetë zjarre në ambiente të jashtme

(VIDEO) 24 orët e fundit janë regjistruar tetë zjarre në ambiente të jashtme

Pas tempreturave ekstreme të larta që kanë kapluar vendin, nuk mungojnë as zjarret aktive. Nga Qendra e Menaxhimit të Krizave, njoftojnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar tetë zjarre në ambiente të jashtme dhe disa ndërhyrje më të vogla. Ndërkaq, ata sqarojnë se  zjarri është ende aktiv në zonën të Kërçovës, i cili ka disa ditë me intensitet të ndryshëm.

Qendra bën të ditur se ndërhyrja publike “Pyjet Kombëtare” dhe popullata vendase është planifikuar të ndërhyjnë së bashku me mbështetjen ajrore të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Është intervenuar nga ajri me helikopter të MPB-së, e cila në shtatë deri në tetë herë ka derdhur ujë në zonën e djegur, gjatë së cilës njëra pjesë  e zjarrit është neutralizuar. Përkundër ndërhyrjeve të tilla, zjarri nuk është shuar plotësisht dhe është ende aktiv, dhe ekziston rreziku që zjarri të depërtojë edhe në pyllin e ahut, me ç’rast do të ishte shumë e vështirë të kontrollohej”, thekson Qendra.

Informacioni fillestar për zjarrin është marrë më 17 qershor nga numri i vetëm i urgjencës 112 se digjej një pyll i degraduar me kërcell të ulët, bar i thatë dhe dëllinja. Për situatën menjëherë janë njoftuar Komuna e Kërçovës, Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Kërçovës, ndërmarrja publike “Pyjet Kombëtare” filial “Lopushnik”, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING