(VIDEO) 20-vjeçari që shkaktoi aksidentin kishte dosje kriminale

(VIDEO) 20-vjeçari që shkaktoi aksidentin kishte dosje kriminale

20-vjeçari nga Shkupi i cili para dy ditëve, goditi për vdekje një 22 vjeçare në bulevardin “Aradhat Partizane”, edhe paraprakisht ka shkaktuar aksident në trafikë, ndërsa ka kryer edhe disa vepra të tjera penale. Nga Prokuroria Themelore Publike kanë njfotuar se, më 1 shkurt të vitit 2023 kundër personit në fjalë është dorëzuar kallëzim penal, në lidhje me një aksident trafiku, i cili ka ndodhur më 4 nëntor të vitit 2022 dhe në të cilin është lënduar një person.

Prokuroria Publike

“Prokurori publik ka zhvilluar procedurë dhe me pëlqimin e shprehur të të dëmtuarit ka nxjerrë aktvendim për mosfillimin e ndjekjes penale në pajtim me nenin 43 të Ligjit për procedurë penale dhe i dyshuari është pajtuar që të veprojë sipas udhëzimeve të prokurorit publik dhe të paguajë shumën prej 18.000 denarëve në dobi të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Më pas, më 30 mars të vitit të kaluar, kundër tij është dorëzuar tjetër kallëzim penal, këtë herë për shkak të prodhimit dhe shitjes së paautorizaur të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope. Në të njëjtën ditë, prokurori publik ka lëshuar urdhër për fillimin e procedurës hetimore kundër të dyshuarit dhe propozimin për caktimin e paraburgimit. I dyshuari është vënë në dispozicion të organeve të rendit nga data 02.04.2024 dhe menjëherë ka filluar t’i vuajë masën e paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Publike

“Ai propozim është pranuar dhe personit i është vazhduar paraburgimi deri më 31.7.2024 kur Gjykata Themelore Penale Shkup ka nxjerrë aktgjykim – aktvendim me të cilin është shpallur fajtor dhe caktohet masë edukative – referim në institucionin edukativo-korrektues në pajtim me Ligjin për drejtësi për fëmijë, me ç’rast është hequr masa e paraburgimit. Më 30 shtator 2024, prokurori publik, i pakënaqur me aktgjykimin, ka paraqitur ankesë dhe lënda është ende në procedurë ankimore. Ankesa ka të bëjë me masën edukative sepse nuk lejohet ankim për masën e paraburgimit duke qenë se nuk është dënim por masë edukative”.

Përpos këtyre veprave, MPB ka ngritur procedurë kundërvajtëse ndaj personit në fjalë, për voztije pa leje.  Kujtojmë se, mbrëmjen e 29 janarit, pak para medant, 20 vjeçar ka goditur për vdekje 22 vjeçaren, e cila ndërroi jetë në vend ngjarje. Prokuroria ka njoftuar se në momentin e aksidentit, ai ka vozitur nën ndikim të alkoolit, nuk ka pasur patent shofer dhe ka kaluar në semafor të kuq.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING