(VIDEO) 19 vite nga vdekja e ish presidentit Boris Trajkovski

(VIDEO) 19 vite nga vdekja e ish presidentit Boris Trajkovski

Delegacionet qeveritare, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave shtetërore, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në vend, sot kanë nderuar presidentin e ndjerë të vendit, Boris Trajkovski, në kuadër të ceremonive shtetërore për shënimin e 19 vjetorit të rrëzimit të aeroplanit në të cilin humbi jetën ish-presidenti Boris Trajkovski, anëtarët e kabinetit të tij dhe ekuipazhi i avionit.

Me nderime të larta shtetërore 19 vjetori I vdekjes së ish presdentit u shënua në Shkup tek varrezat në Butel.

Homazhe fillimisht u bënë nga bashkëshortja e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, Vilma Trajkovska, më pas nga një delegacion nga Kabineti i Presidentit të Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga presidenti Stevo Pendarovski, delegacion i Kuvendit të Maqedonisë së Veriuti kryesuar nga nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski dhe i përbërë nga deputetë të shumicës qeverisëse dhe opozitës në Kuvend.

Një ceremoni shtetërore u zhvillua edhe në Rotimlje të cilën e organizuan institucionet nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.

Aeroplani i Qeverisë u rrëzua para uljes, në afërsi të Mostarit, në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa dy hetimet që u kryen për rrëzimin e tij vunë në dukje gabime të sistemit dhe të pilotit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/  

 

MARKETING