(VIDEO) 150 paralajmërime për qytetarët për përdorimin e telefonit në rrugë

(VIDEO) 150 paralajmërime për qytetarët për përdorimin e telefonit në rrugë

Në vetëm një muaj e gjysmë, në periudhën nga 26.09.2025 deri më 07.11.2025, oficerët e policisë nga Ministria e Punëve të Brendshme Shkup kanë lëshuar gjithsej 150 paralajmërime për qytetarët që kanë kaluar në vizat e bardha me telefon. Sipas vlerësimeve, dinamikës dhe nivelit të informimit dhe njohjes së qytetarëve me ndryshimet në rregulloret ligjore, në periudhën e ardhshme pritet të fillojë vendosja e sanksioneve përkatëse, pasi të informohen plotësisht qytetarët për dispozitat e reja ligjore.

Ministria e Punëve të Brendshme

“Ndryshimet e reja në Ligjin për Sigurinë në Rrugë – ecja me telefon në dorë ose kalimi i rrugës me skuter është kundërvajtje që i nënshtrohet pagesës. Nëse kaloni rrugën me telefon celular në vesh ose në dorë, gjoba është 40 euro. Nëse drejtoni skuter, motoçikletë ose traktor duke përdorur një pajisje elektronike – gjoba është 50 euro”.

Vendimi i hyrjes në fuqi të këtij ligji tregon përkushtimin e autoriteteve drejt krijimit të një kulture më të përgjegjshme në rrugë. Nga ku qëllimi nuk është ndëshkimi, por ndërgjegjësimi me qëllim që çdo qytetar të kuptojë se një moment pakujdesie, si përdorimi i telefonit gjatë ecjes apo drejtimit, mund të ketë pasoja serioze. Me këtë hap, policia po dërgon një mesazh të qartë duke theksuar se siguria në rrugë fillon nga vetëdija jonë.

Edhe sistemi Safe City, pritet të hyjë në fuqi, nga ku pritet që kontrolli dhe monitorimi i sjelljes në komunikacion të bëhet edhe më efikas, duke lejuar identifikimin e shkeljeve në kohë reale. Kështu, siguria publike po hyn në një fazë të re ku teknologjia dhe përgjegjësia personale bashkohen për të mbrojtur çdo qytetar në rrugët tona.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING