(VIDEO) 12.5 milionë euro për mbështetjen e projekteve në Kulturë

(VIDEO) 12.5 milionë euro për mbështetjen e projekteve në Kulturë

Buxheti për mbështetjen e projekteve në kulturë për këtë vit është 12,5 milionë euro, informoi ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska. Aplikimi për konkurset vjetore për financimin e projekteve, siç bëri me dije ministrja, është realizuar për herë të parë në portalin kombëtar për shërbimet elektronike dhe për herë të parë zgjidhjet për projektet e pranuara dhe të refuzuara do të dërgohen në mënyrë elektronike në adresat e shfrytëzuesve.

BISERA KOSTADINOVSKA-STOJÇEVSKA,MINISTRE E KULTURËS

“Në sistemin elektronik janë regjistruar 3355 aplikime përkatëse, për shkak të dokumentacionit jo të plotë në përputhje me kushtet e përgjithshme të konkursit, 332 aplikime janë refuzuar administrativisht, ka edhe shembuj kur aplikantët nuk i kanë drejtuar projektet e tyre në një aktivitet real dhe kanë aplikuar në një aktivitet ku nuk bëjnë pjesë, dhe ka edhe disa raste kur në vend të një dokumenti për gjendjen aktuale të një personi juridik, jo më i vjetër se gjashtë muaj, është bashkangjitur një fletë e bardhë, si dhe disa raste kur statusi i shoqatës nuk ka qenë aktiv”.

Me aplikimin e plotë elektronik, siç shtoi ajo, është rritur ndjeshëm efikasiteti i punës gjatë përzgjedhjes administrative të projekteve. Këtë vit është shmangur praktika e krijuar më herët, që projektet me dokumentacion jo të plotë të refuzohen nga komisionet.

BISERA KOSTADINOVSKA-STOJÇEVSKA,MINISTRE E KULTURËS

 “Komisionet që vendosën për aplikimet sipas veprimtarisë qëndruan në përputhje me parimet , cilësia e projekteve, rëndësia e tyre për interesin publik në kulturë, rëndësia e tyre për nevojat e qytetarëve, mbështetja e të rinjve dhe stimulimi i krijimtarisë së tyre. Komisionet u treguan të kujdesshëm për të mbështetur projektet e aplikantëve që ende nuk kanë shfrytëzuar mjete nga buxheti i Ministrisë së Kulturës”.

Besoj se projektet e përzgjedhura do të jenë një vlerë e shtuar në perceptimin e kulturës, por edhe një nxitje për artistët dhe autorët tanë që të vazhdojnë të investojnë në karrierën e tyre profesionale, theksoi  ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING