(VIDEO) 12.394 qytetarë të vendit kanë vërshuar Greqinë për fundjavën e zgjatur

(VIDEO) 12.394 qytetarë të vendit kanë vërshuar Greqinë për fundjavën e zgjatur

Mijëra qytetarë të RMV-së po e kalojnë fundjavën e zgjatur të pushimeve jashtë vendit. Në vendkalimet kufitare Tabanovc dhe Bogorodicë pardje dhe gjatë ditës së djeshme janë vërejtur turma të mëdha. Sipas pamjeve nga videokamera e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, bien në sy kolonat e automjeteve që prisnin të largoheshin nga shteti. Sipas MPB-së, nga ora 10:00 pardje deri në orën 10:00 të ditës së djeshme gjithsej 12.394 qytetarë e kanë lëshuar vendin.

MPB

“Nga ora 10:00 pardje deri në orën 10:00 të ditës së djeshme, për hyrje në Maqedoni në kufirin në Bogorodicë janë regjistruar gjithsej 3.444 pasagjerë. Ndërsa për dalje nga Maqedonia e Veriut janë regjistruar  gjithsej 12.394 qytetarë”.

Kolona të veturave janë regjistruar gjatë ditës së djeshme edhe në kufirin në Bllacëd he fluks të madh të vizitorëve kanë pasur edhe qyteti i Ohrit dhe i Strugës.

Qyteti që nga dita e djeshme edhe sot ka fotografi të zbrazur, fluksi i automjeteve dhe i udhëtarëve është reduktuar ndjeshëm në rrugët më të ngarkuara. Turma priten edhe të dielën, kur qytetarët do të kthehen në vend .

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING