(VIDEO) 11 të lënduar në dy aksidentet mes nëntë automjeteve

(VIDEO) 11 të lënduar në dy aksidentet mes nëntë automjeteve

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në hyrje të Qendrës Klinike në Shkup. Nga Ministria e Punëve të Brendshme sqaruan se në bulevardin “Vodnjanska”, respektivisht para hyrjes së Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, fillimisht janë përplasur mes vete dy vetura duke shkaktuar dëmtimin edhe të dy veturave të parkuara, pas çka janë lënduar 7 persona.

MINSTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Aksidenti i komunikacionit ka ndodhur në mes të një veture BMË me targa të Shkupit e drejtuar nga M.M. (45) nga Shkupi, një veture Audi me targa të Shkupit e drejtuar nga N.R.(40) nga Shkupi dhe dy vetura të parkuara të pasagjerëve “Golf” dhe “Mercedes”, të dyja me targa të Shkupit. Në aksident janë lënduar shtatë persona, ndërsa kontroll është kryer nga ekipi inspektues i SPB -Shkup”.

Nga MPB gjithashtu njoftojnë edhe për një aksidentë trafiku tjetër, i cili ka ndodhur në Gostivarë, nga ku katër persona kanë mbetur të lënduar. Bëhet fjalë për aksident të ndodhur mes automjetit “Audi”  drejtuar nga G.N (32) nga Gostivari dhe automjeti “Vë golf” drejtuar nga A.I (25) nga Prilepi, që më pas kanë goditur edhe tre automjete të parkura.

MINSTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Në aksident lëndime të rënda trupore ka pasur bashkudhëtari në automjetin “Golf”, R.Q nga fshati Çajle e Gostivarit, ndërsa me lëndime trupore kanë përfunduar edhe shoferët e dy automjeteve si dhe bashkudhëtari i automjetit “Golf”, A.I (60) nga Prilepi”.

Nga policia bëjnë të ditur se është bërë hetim në vendin  e  ngjarjes,  ndërsa lëndimet janë konstatuar në spitalin e Gostivarit.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING