(VIDEO) 100 pacientë me kancer që dy muaj presin skanim, nuk ka izotopë
100 paciente nga Klinika e Onkologjisë presin për 2 muaj për “skanim të eshtrave”, në institutin e patofiziologjisë, nga analizat e të cilave varet pastaj vazhdimi i terapisë së tyre. Përderisa ata presin për skanim ato janë pa terapi, gjë që e komplikon shërimin e tyre të mëtejshëm, deklaroi Ana Marjanoviq nga shoqata “HEMA-ONKO”, dedikuar pacientëve të prekur nga kanceri. Ajo thotë se pacientet janë me udhëzime prioritare por nuk pranohen për skanim pasi që nga klinika arsyetohen se nuk kanë izotope.
ANA MARJANOVIQ, ANËTARE E SHOQATËS ”HEMA ONKO”
“Ajo është një klinikë e rrallë në të cilën ka rend përderisa ka izotope. Pacienti ka vulë nga onkologu se është me prioritet dhe kështu ka përparësi për analizën në fjalë. Por problemi 2 muajt e fundit është se pacientet që janë me vula, 100 paciente, që presin të ekzaminohen që mjekët onkologë të tyre të dinë si të vazhdojnë trajtimin, momentalisht nuk mund ta vazhdojnë trajtimin për shkak të incizimit. Që do të thotë se për këdo që është në terapi, zvarritja e terapisë nuk do të sjellë asgjë pozitive. Ne vazhdimisht themi se duhet të ketë kontinuitet në terapi”.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari lidhur me këtë tha se për herë të parë informohet se instituti I patofiziologjisë ka mungesë të izotopeve dhe premtoi që do të merr masa pë zgjidhjen e këtij problemi.
ARBEN TARAVARI MINISTËR I SHËNDETËSISË
“Si Ministri e Shëndetësisë do të shohim menjëherë se çfarë mund të bëjmë. Edhe pse bëhet fjalë për Institutin e Patofiziologjisë që nuk është fare në kompetenca të Ministrisë, por në varësi të Fakultetit të Mjekësisë dhe të Ministrisë së arsimit dhe shkencës , por sigurisht që duhet të ndërhyjmë dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë”.
Nga shoqata “HEMA-ONKO”, kërkuan terapi të reja siç kanë vendet e zhvilluara europiane dhe kushte më të mira për trajtimin e pacientëve të prekur nga kanceri.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/