(VIDEO) 1 milion investime të Ekologut në Spitalin e Tetovës

(VIDEO) 1 milion investime të Ekologut në Spitalin e Tetovës

Spitali i Tetovës nga sot duket me një pamje të re. Kompania Ekolog ka investuar më shumë se 1 milion euro në repartin internistik, i cili pas rikonstrumit të tërësishëm, u promovua dhe duket si një spital europian. Numri një i kompanisë Ekolog, Lazim Destani, duke faleminderuar ish drejtorin e spitalit të Tetovës, Ilir Demiri, porositi drejtuesit e spitalit që të kujdesën për këto investime të cilët kanë nevojë të mirëmbahen.

LAZIM DESTANI, DREJTOR I KOMPANISË EKOLOG

Ne afaristët kemi dëshirë, duam të ndihmojmë, por pak a shumë kemi nevojë që edhe dikush të na motivojë dhe të aktivizohemi në drejtime ku është në të mirën e shoqërisë, në të mirën e njerëzve tanë, ku besojë se ç’do kush e dëshironë të mirën dhe mundemi të bëjmë gjëra të mira, por duhet edhe të ecim në drejtim të mirë”.

Këtë investim e përshëndeti edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ndërsa e bëri edhe një krahasim që ngjalli shumë debate.

ARBEN TARAVARI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

Shumica e njerëzve tanë dhe kompanive, sidomos në Maqedoninë Perëndimore, investojnë nëpër xhami, që është shumë mirë, por dua t’iu përkujtoj që me siguri shumë më shumë sevape do të merrni nëse investohet nëpër shkolla dhe nëpër spitale spese i përmirësojmë kushtet në vende në të cilat mësojnë fëmijët tanë ose marrim shërbime shëndetësore ne”.

Megjithatë, Taravari shpreson se ky investim do të jetë shtytës edhe për kompanitë tjera që të investojnë edhe në spitalet dhe reparte tjera, që qytetarët të marrin shëbime më të mira,ndërsa personeli mjekësorë kushte më të mira për të punuar.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING