(VIDEO) 1 maji, sindikalistët kërkojnë të drejta dhe kushte evropiane

(VIDEO) 1 maji, sindikalistët kërkojnë të drejta dhe kushte evropiane

Sot ne puntorët jemi mbledhur para Shtëpisë së Puntorëve, shtëpinë që duan ta konfiskojnë  për të  shkatërruar Lidhjen e Sindikatave. Ne punëtorët i kemi dhënë karton të kuq gjyqësorit, pasi që ka bërë shtypje ndaj sindikatës që të heshtë. Me këto fjalë e nisën protestën aktivistët e Lidhjеs së Sindikatës, para Shtëpisë së Punëtorëve, të cilët në ditën ndërkombëtare të punëtorëve, kanë kërkuar të drejta dhe standarde evropiane.

Sllobodan Trendafilov, kryetar i Lidhjes së Sindikatave

“Ne sindikalistët, ne puntorët, ne qytetarët, dhe ne penzionerët jemi sot të gjithë këtu që t’i tregojmë se sa më shumë të na sulmojnë ne aq më të fortë na bëjnë, dhe aq më shumë që mundohen t’i shkatërrojne sindikatat, aq më shumë do të mbijetojmë”.

Nga shtëpia e puntorëve, sindikalistët protestën e vazhduan para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku edhe nga atje i dërguan porosi atyre që pas 8 majit do të jenë në Kuvend, që të mos mendojnë se këtë që po e bëjnë sot, nuk do ta vazhdojnë. Sipas tyre, Maqedoninë e Veriut vetëm punëtorët mund ta shpëtojnë.

Përfaqësues i Lidhjes së Sindikatës

“Ne meritojmë dhe ne patjetër duhet ta marrim, transportin, ushqimin dhe respektimin e marrëveshjes kolektive. Punëtorëve a nuk duhet t’u paguhet transporti sikurse këtyre zotërinjve që rrinë mbprapa nesh, a vetëm veturat e këtyre mbrapa nesh harxhojnë naftë? Nuk do të dorëzohemi, vazhdimisht do të bëjëmë presion”.

Revoltën e tyre, sindikalistën e shprehën edhe para Qeverisë dhe Odës Ekonomike, ku dërgonin porosi tek funksionarët shtetëror. Ata thonin se bartësit e funksioneve të larta, duhet ta dijnë se institucionet që i udhëheqin janë ndërtuar nga punëtorët. Ndër të tjera, ata u shprehën se nuk mund të jetohet me 22.500 denarë në muaj, dhe të shkojnë t’i dëgjojnë kërkesat reale të atyre që duhet t’i votojnë.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING