Vetëm 200 milionë rrogë? Jo, CR7 përfiton edhe 200 të tjera nga detyra ekstra për Arabinë

Vetëm 200 milionë rrogë? Jo, CR7 përfiton edhe 200 të tjera nga detyra ekstra për Arabinë

Transferimi i Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite tek skuadra e Al-Nassr padyshim që ishte një nga më të bujshmit të viteve të fundit. Kjo sepse 37-vjeçari pritej të vijonte karrierën në Europë, apo maksimumi të shijonte eksperiencën amerikane. Megjithatë, zgjedhja e tij ishte tërësisht e ndryshme ndërsa falë 200 milionë eurove që do të përfitojë në sezon, CR7 shndërrohet në lojtarin më të paguar të botës.

Por, së fundmi dalin në dritë edhe disa detaje të tjera nga kontrata, teksa një burim pranë agjencisë AFP theksoi se Ronaldo do të jetë në rolin e ambasadorit për Arabinë Saudite që pretendon të marrë të drejtën e organizimit të Kupës së Botës në vitin 2030. Në garë me Arabinë pritet të jetë edhe Egjipti me Greqinë, por aktivizimi i Ronaldos në fushatë mund të jetë një plus i madh për shtetin arab.

Nga kjo detyrë jashtë fushe, luzitani pritet të përfitojë 200 milionë dhe duke ia shtuar rrogës, atëherë shuma që do të derdhet në arkën e sulmuesit portugez shkon në 400 milionë euro në total. Një pasuri e tërë për CR7 teksa sigurisht ai tashmë është shndërruar në një markë, dhe për këtë paguhet shtrenjtë.

 

MARKETING