Vështirësohet jeta për qytetarët! Kostoja e jetesës në janar është rritur për 17,1% krahasuar me janarin e kaluar

Në periudhën janar 2022 deri në janar të këtij viti, kostoja e jetesës është rritur për 17,1 %, ndërsa në të njëjtën periudhë çmimet me pakicë janë rritur për 13,3 %, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave. Brenda një muaji, pra në periudhën dhjetor 2022 deri në janar 2023, kostoja e jetesës është rritur për 0,1 %, ndërsa çmimet me pakicë, sipas Entit Shtetëror të Statistikave, janë ulur për 0,4 %. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, kafeja, çaji, kakaoja, peshku dhe prodhimet e detit, frutat e freskëta dhe të ftohta, mishi, buka dhe drithërat, sheqeri, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat shiten me çmime të rritura. Me çmim më të lartë blihet edhe energjia elektrike, si dhe ka rritje të çmimeve për shërbimin e grumbullimit të plehrave, gazetat produkte të higjienës personale etj. /SHENJA/

MARKETING