Vërtetohen tekstet e ligjeve për ratifikim të marrëveshjeve për lëvizje të lirë me letërnjoftime dhe njohje të diplomave

Vërtetohen tekstet e ligjeve për ratifikim të marrëveshjeve për lëvizje të lirë me letërnjoftime dhe njohje të diplomave

 Qeveria sot në seancë e ka vërtetuar tekstin e propozim-ligjeve për ratifikimin e Marrëveshjes për liri të lëvizjes me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, të Marrëveshjes për njohje të kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe të Marrlveshjes për njohje të kualifikimeve profesionale të doktorëve të mjekësisë, doktorëve të mjekësisë dentare dhe arkitektëve, në kontekst të Marrëveshjes së Evropës qendrore për tregti të lirë.

Vendimet janë marrë në seancën e 135-të qeveritare, me propozime nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Marërveshja për liri të lëvizjes me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor ështël lidhur në Berlin më 3 nëntor të vitit 2022 mes gjashtë vendeve në rajon, edhe atë: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, ndërsa është nismë e vendit tonë nga bashkëkryesimi i përbashkët me Bullgarinë me Procesin e Berlinit, me qëllim që të pasqyrohet modeli i marrëveshjeve dypalëshe për udhëtime të lira me letërnjoftime

“Marrëveshja, sipas elaborimit nga propozuesi, synon të promovojë më tej bashkëpunimin dhe të lehtësojë kushtet për udhëtim, duke përfshirë përmirësimin e marrëdhënieve midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke thjeshtuar procedurat administrative në aspektin e hyrjes, tranzitit dhe qëndrimin afatshkurtër, bartës të letërnjoftimeve, të lëshuara nga vendet e përmendura, njofton shërbimi për shtyp qeveritar.

Me Marrëveshjen, theksohet në komunikatë e shërbimit për shtyp të qeverisë, rregullon njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë, vazhdimin e studimeve dhe aksesin në tregun e parregulluar të punës në secilën nga Palët.

Qeveria përcaktoi edhe tekstin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të doktorëve të mjekësisë, doktorëve të mjekësisë dentare dhe arkitektëve, në kuadër të Marrëveshjes të Evropës Qedrore për tregti të lirë.

Marrëveshja, siç është sqaruar mnga propozuesi, parashikon njohje automatike të kualifikimeve profesionale në bazë të kërkesave minimaëe për tre profesionet të vërtetuara me këtë Marrëveshje dhe me Direktivën 2005/36/E3 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit nga 7 shtatori i vitit 2005, për njohjen e kulifikimeve profesionale, të ndryshuar me Direktivën 2013/55/BE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit nga 20 nëntori i vitit 2013.

Marrëveshja parashikon procedurë të përbashkët për njohjen e kualifikimeve profesionale, procedurën e njohjes retroaktive të kualifikimeve, i parashikon dokumentet publike që kërkohen për njohjen e kualifikimeve profesionale, për përdorimin e titujve profesional të kualifikimeve, si dhe përdorimi i titujve akademikë.

Me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, Qeveria në seancën e sotme ka marrë vendim që pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut të dërgohen në disa stërvitje në: Republikën Federale të Gjermanisë, Republikën e Greqisë, Republikën e Bullgarisë, Republika e Turqisë, Republika e Polonisë, Republika e Sllovenisë. 

MARKETING