Vërshimet në Kosovë, pamje nga disa qytete

Vërshimet në Kosovë, pamje nga disa qytete

Të enjten Kosova u përfshi nga një mot me reshje të vazhdueshme të shiut, ndërsa si pasojë ka pasur vërshime në disa pjesë të vendit, shembje dheu e gurësh në rrugë dhe shtëpi të përfshira nga uji.

Policia në një njoftim për media ka bërë të ditur se në ato zona ku ka potencial për vërshime, ka shtuar patrullimet dhe verifikuar situatën, duke u angazhuar së bashku me AME-në, Zjarrfikësit e Njësitet Emergjente komunale etj., si dhe janë duke koordinuar veprimet për reagime në ato zona ku ka nevojë.

Zonat më të prekura nga vërshimet janë Klina, Skenderaj, Mitrovica, Istogu.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë e dërguara nga Policia pas vërshimeve në vend. /Telegrafi/

MARKETING