Vendosi targa të veturës tjetër në “Opel-in” e tij, arrestohet shkupjani

Vendosi targa të veturës tjetër në “Opel-in” e tij, arrestohet shkupjani

Nga MPB bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 18:10 në Demir Kapi është arrestuar shkupjani 21-vjeçar me iniciale M.K. nga Shkupi. I njëjti kishte vendosur në vetuën e tij të tipit “Opel Astra”, targa të një veture tjetër.

“Më herët, në ora 17:45, në rrugën rajonale Negotinë – Demir Kapi, M.K. nuk është ndalur në shenjë ndalimi të dhënë nga punonjësit e policisë, por më vonë është kapur menjëherë. Automjeti është konfiskuar, ndërsa personi është ndaluar në stacion të policisë. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, shtojnë nga MPB.

MARKETING