Vendos Thuram, Interi mposht Romën e Lukakut dhe rimerr kryesimin

Vendos Thuram, Interi mposht Romën e Lukakut dhe rimerr kryesimin

Interi triumfon me rezultatin minimal 1-0 ndaj Romës dhe rimerr kryesimin e kampionatit, me 25 pikë të grumbulluara në 10 javët e par atë kampionatit. Vëmendja maksimale ishte te Romelu Lukaku, që u rikthye si kundërshtar dhe për 90 minuta u kontestua nga bilbilët e tifozerisë, që u përpoqën t’ia bëjnë një ferr të vërtetë.

Nga ana tjetër, në kampin zikaltër vendosi pikërisht zëvendësuesi i belgut, Marcus Thuram, që shtyu në rrjetë topin në minutën e 81-të, pas një aksioni që nisi nga këmbët e Kristjan Asllanit dhe vijoi me një asist perfekt të Dimarcos.
Një fitore më se e merituar e zikaltërve, që luajtën thuajse gjithë kohën në mesfushën kundërshtare dhe në dy raste u ndalën edhe nga traversa. Nga ana tjetër Roma bëri shumë pak, teksa goditi portën vetëm një herë me Cristanten, por Sommer u tregua në lartësinë e detyrës, duke ruajtur portën të paprekur për të gjashtën herë në 10 ndeshje.

MARKETING