Vdekja e Frosinës, në ora 17:00 nis marshi protestues në Shkup

Vdekja e Frosinës, në ora 17:00 nis marshi protestues në Shkup

Sot me fillim nga ora 17:00 nis marshi protestues me sloganin “Secili mund të jetë i radhës”. Qytetarët do të mblidhen në bulevardin “Aradhet Partizane” pranë Sallës Universale, nga ku do të vazhdojnë drejt Kuvendit, Prokurorisë Themelore Publike dhe në fund do të protestojnë edhe para Gjykatës Penale. Ky marsh protestues vjen pas vdekjes së Frosina Kulakovës, 22-vjeçarja e cila u shtyp për vdekje nga një veturë në bulevardin “Aradhet Partizane”, ndërkaq shoferi i veturës ishte një 20-vjeçar që po drejtonte veturën me shpejtësi të lartë, pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit.

“Përveç institucioneve duhet të dërgohet një mesazh i qartë dhe i padyshimtë për të gjithë në shoqërinë tonë, se sjellja e egër DUHET të dënohet dhe të bëhet gjithçka që të mos ketë nevojë për një protestë të këtillë në të ardhmen”, thonë organizatorët.

MARKETING