Vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, po merren në pyetje të akuzuarit

Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup. Në seancën e kaluar gjyqësore ishte marrë në pyetje i akuzuari Boro Videvski i cili deklaroi se nën torturë fizike ishte i detyruar të nënshkruajë deklaratë me të cilën do të duket fajtor dhe se pas rrahjes me shkop druri e detyruan të thotë se e njihnin babanë e vajzës.
Videvski ishte marrë në pyetje nga ana e avokatit të tij, ndërsa marrja e tij në pyetje duhet të vazhdojë edhe sot.
Më parë ishte marrë në pyetje i akuzuari Velibor Manev i cili në hollësi e sqaroi grabitjen e Vanjës dhe Pançes, me çka theksoi se koordinator dhe ekzekutues i vrasjeve ishte Palevski. Ai theksoi se pas vrasjes së Pançes, ka vazhduar me grabitjen e Vanjës për shkak të frikës dhe kërcënimeve ndaj tij dhe familjes së tij.
Manev potencoi se kishin vlerësuar se duhej të grabisnin një grua të moshës 38-40 vjet dhe se kishin bërë përpjekje t’ia ndërrojnë mendjen Palevskit pasi e kishin parë se kishin grabitur një fëmijë. Njëherësh, tha se për grabitjen u ishin premtuar nga 150 mijë euro.
Ai thoshte se babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, nuk është i përfshirë në rast.
Edhe Manev, si edhe Videvski, theksoi se ishin të ekspozuar në torturë gjatë marrjes së tyre në pyetje.
Sipas paralajmërimit, pas marrjes në pyetje të Manevit dhe Videvskit do të merren në pyetje edhe të akuzuarit Vllatko Keshishev, Aleksandar Gjorçevski dhe në fund Lupço Palevski.
Në aktakuzë qëndron se Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski. bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.
Vanja e mitur dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.