Vazhdon edhe sot kërkimi i trupit të katërt në aksidentin e djeshëm në rrugën Rashçe-Saraj
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se po merren masa për gjetjen e një personi tjetër, i cili sipas të afërmve drejtonte automjetin “Audi”, që dje ra në ujërat e lumit Vardarit pasi doli nga rruga për në fshatin Rashçe.
Aksidenti është raportuar dje në orën 16:00 në SPB Shkup. MPB bën me dije se në vendngjarje janë dërguar menjëherë zyrtarë policorë dhe shërbimi emergjent mjekësor si dhe prokurori publik.
Aksidenti është raportuar dje në orën 16:00 në SPB Shkup. MPB bën me dije se në vendngjarje janë dërguar menjëherë zyrtarë policorë dhe shërbimi emergjent mjekësor si dhe prokurori publik.