Vasil Jovanov dënohet me 12 vjet burg për aksidentin tragjik në Shkup ku humbi jetën Frosina Kulakova

Vasil Jovanov dënohet me 12 vjet burg për aksidentin tragjik në Shkup ku humbi jetën Frosina Kulakova

Vasil Jovanov është dënuar sot me 12 vjet burg për vdekjen e Frosina Kulakovës në Bulevardin “Aradhat Partizane” në Shkup. Gjatë shpalljes së vendimit, gjykatësi informoi se Jovanovi kishte 0.80 promil alkool në gjak dhe e kishte goditur Frosinën me 91 kilometra në orë me automjetin “Peugeot 207” në pronësi të babait të tij.

MARKETING

Dënimi me burgim përfshin edhe kohën e kaluar në paraburgim. Jovanovit iu ndalua gjithashtu të drejtonte një automjet të kategorisë B për 5 vjet.

Pasi u shpall vendimi, babai i Frosinës, Todor Kulakov, doli menjëherë nga salla e gjyqit dhe bërtiti “gjykata është mafioze”.

Në seancën e fundit dëgjimore, Jovanov u deklarua fajtor dhe shprehu pendim. Prokurori, si provë për përcaktimin e llojit dhe lartësisë së dënimit, deklaroi para gjykatës se Jovanov ka një vendim të formës së prerë me dënim me burg prej 3 vitesh e 10 muajsh dhe 5 procedura kundërvajtëse për kundërvajtje të ndryshme në trafik, të cilat nuk janë përpunuar./

MARKETING