Varianti “Kraken” arrin në Maqedoninë e Veriut

Varianti “Kraken” arrin në Maqedoninë e Veriut

Instituti për Shëndet Publik këtë mëngjes ka njoftuar se tek një pacient është detektuar varianti i ri i omikronit i cili njihet me emrin “Kraken”.
“Tek një mostër, nga gjithsej 32 është detektuar XBB.q1.5 omikron nën varianti i njohur si Kraken. Pacienti tek i cili është detektuar është nga Gjevgjelia, ndërsa mostra është marë më 11.01.2023”, kanë thënë nga ISHP, transmeton SHENJA.
Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçkovski në lidhje me variantin e ri, të enjten deklaroi se të gjitha të dhënat deri tani tregojnë se përsëri bëhet fjalë për një variant i cili shkakton simptome të buta dhe nuk pritet që përhapja e saj në mënyrë shtesë ta ngarkojë sistemin shëndetësor.

MARKETING