Varhej optimist se Maqedonia e Veriut mund të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030

Varhej optimist se Maqedonia e Veriut mund të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030

Oliver Varhei, komisari evropian për Zgjerim tha se është e rëndësishme që shteti të mos ngadalësojë, por të shpejtojë punën e tij në reforma. Ai paralajmëroi një përshpejtim të ritmit të punës për anëtarësimin e vendit në BE, por theksoi gjithashtu se si Qeveria ashtu edhe Parlamenti duhet të përshpejtojnë punën për reformat.

OLIVER VARHEI,  EVROPIAN PËR ZGJERIM

“Këtu bëjmë një analizë të plotë të sistemit ligjor të vendit kandidat dhe në bazë të kësaj mund të negociojmë detajet e kushteve të hyrjes. Tani është e rëndësishme që shteti të mos ngadalësojë, por të përshpejtojë punën e tij për zbatimin e reformave, të cilat janë në interes të qytetarëve të tij. Ne kemi nevojë për unitet kombëtar që anëtarësimi të ecë përpara”.

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski tha se Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ai në periudhën e ardhshme do të bëjnë të gjitha përpjekjet për realizimin me sukses të të gjitha aktiviteteve të nevojshme për të dinamizuar më tej procesin  e anëtarësimit në BE. /SHENJA/

 

MARKETING